Çfarë po ndodh rreth nesh

Tuna dhe Cozman shfaqen bashkë publikisht

29 Mars 2015

Tuna dhe Cozman shfaqen bashkë publikisht

Tuna dhe Cozman mesa duket nuk janë ndarë. Çifti i "Fenix" ka publikuar në rrjetin social Instagram, foton e parë bashkë, pas zërave se lidhja e tyre ka probleme. Në mediat rozë prej ditësh kanë qarkulluar lajmet se reperi Cozman ka ushtruar dhunë ndaj partneres së tij, këngëtares Tuna.

Këto thashetheme do të përforcoheshin edhe më shumë nga deklaratat e komshnjve të çiftit Tuna-Cozman, të cilët pohonin se këta të fundit janë dëgjuar shpesh të grinden me njeri-tjetrin.

Vetë Tuna ka zgjedhur t'i hedh poshtë këto zëra, duke postuar foto në krahët e të dashurit të saj reper. Mesa duket ata janë bashkë dhe lidhja e tyre vazhdon, pavarësisht gjithçkaje

#showbiz