Social Buzz

1 në 1 milion: Kjo vajzë lindi binjakë, nga dy baballarë të ndryshëm!

Shkruar nga Anabel

13 Shtator 2022

1 në 1 milion: Kjo vajzë lindi binjakë, nga dy baballarë
Photo Credits: Getty Images

Një grua në Minerios të Portugalisë ka sjellë në jetë binjakë nga dy baballarë të ndryshëm.

Nëna 19-vjeçare, identiteti i së cilës po mbahet sekret, ka lindur dy djem së fundmi.

E reja tha se ishte në shok kur testi i ADN-së i burrit që mendonte se ishte babai i binjakëve doli pozitiv vetëm për njërin nga fëmijët.

Ajo u tregoi gazetarëve se më parë kishte fjetur me dy djem brenda një dite.

Ky besohet të jetë rasti i 20-të i superfekondimit heteroparental i regjistruar deri më tani.

Megjithatë, edhe pse fëmijët kanë baballarë të ndryshëm, thuhet se vetëm njëri prej tyre do të jetë i regjistruar në certifikatat e tyre të lindjes si “babai”.

Nëna vazhdoi duke thënë:

“Ai kujdeset për të dy, më ndihmon shumë dhe u jep të gjithë mbështetjen e nevojshme.”

Dr. Tulio Jorge Franco, një ekspert në këtë fushë, ndau disa njohuri se si mund të ndodhë diçka kaq e pazakontë.

Në një intervistë për G1, ai tha:

“Është e mundur të ndodhë kur dy vezë nga e njëjta nënë fekondohen nga burra të ndryshëm. Fëmijët ndajnë materialin gjenetik të nënës, por ato rriten në placenta të ndryshme. Është jashtëzakonisht e rrallë. Ndodh një në një milion. Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të shihja një rast të tillë në jetën time.”

Dr. Franko shtoi:

“Shtatzënia ishte super e qetë, pa asnjë ndërlikim. Djemtë kanë lindur të shëndetshëm dhe nuk kanë pasur kurrë probleme shëndetësore.”

Burimi: iheartintelligence