Social Buzz

Për një arsye prekëse, kjo familje po udhëton anembanë botës

Shkruar nga Anabel

13 Shtator 2022

Për një arsye prekëse, kjo familje po udhëton anembanë
CNN

Edith Lemay dhe Sebastien Pelletier u tronditën kur mësuan se tre nga katër fëmijet e tyre vuanin nga një gjendje e rrallë gjenetike, e quajtur “retinitis pigmentosa”. Kjo gjendje, me kalimin e kohës shkakton humbje të shikimit dhe tashmë kishte prekur vajzën e çiftit, Mia (12 vjeç), Colin (7 vjeç) dje Laurent (5 vjeç).

Për një arsye prekëse, kjo familje po udhëton anembanë
CNN

Duke qenë se nuk ka asnjë kurë apo trajtim efektiv për të ngadalësuar gjendjen e rrallë, çifti ndërmori një vendim shumë të rëndësishëm: të bënin një tur në të gjithë botën, në mënyrë që memoria e fëmijëve të mbushej me kujtime të bukura dhe të paharrueshme nga vendet që do të vizitonin.

Për një arsye prekëse, kjo familje po udhëton anembanë
CNN

Lemay tregoi se ideja i erdhi kur mjeku i vajzës i sugjeroi që t’i mundësonte dhe krijonte fëmijëve kujtime vizuale. “Nuk do t’i tregoj asaj një elefant në një libër, do ta çoj të shohë një elefant të vërtetë. Do ta mbush kujtesën e saj vizuale me imazhet më të bukura”, shtoi nëna.

Për një arsye prekëse, kjo familje po udhëton anembanë
CNN

Menjëherë, ajo dhe bashkëshorti planifikuan të kalonin një vit të tërë duke udhëtuar nëpër botë me fëmijët. Qëllimi është të shohin peizazhe, mrekulli natyrore, kafshë të ndryshme, si dhe të ndërmarrin aventura që nuk mund t’i kryejnë në shtëpi.

Pikënisja ishte Namibi, për të vijuar me Zambia, Tanzani, Turqi, Mongoli dhe Indonezi. Familja vijon me rrugëtimin më të bukur, ndërkohë që vogëlushët e mbushin të gjithë kujtesën vizuale me pamje mahnitëse.