Adriana Lima është zyrtarisht nënë e tre fëmijëve. Supermodelja 41-vjeçare dhe i dashuri i saj Andre Lemmers janë bërë për herë të parë prindër të një djali. Vogëlushi i quajtur Cyan Lima Lemmers erdhi në jetë në 29 gusht në Santa Monica, California.
Për emrin e bebushit, dyshja u frymëzua nga "ngjyrat e mrekullueshme të deteve/oqeaneve të botës suke nisur nga Maldives, Bahamas, Bora Bora, etj."
"Cyran është ngjyra mes jeshiles dhe blusë në spektrin e ngjyrave."- janë shprehur burime për People.
Ata thonë se bebushi ka sytë dhe buzët e të ëmës, ndonëse është ende herët për të bërë të tilla deklarata. Lima është gjithashtu nënë e dy vajzave, Valentina 12 vjeç dhe Sienna 9 nga martesa me ish-bashkëshortin Marko Jari?.