Celebrity

Bëri lëmsh rrjetin: Ylli i reality show-t sqaron pse ‘Phoebe’ është njeriu më i keq që ka takuar

Shkruar nga Anabel

5 Shtator 2022

Bëri lëmsh rrjetin: Ylli i reality show-t sqaron pse

Spencer Pratt, që njihet për pjesëmarrjen e tij në reality show-n "The Hills", bëri lëmsh rrjetin kur u pyet në Tiktok për personin e famshëm më të keq që ka takuar ndonjëherë dhe emri që përmendi ishte Lisa Kudrow a.k.a Phoebe e “Friends”.

Bëri lëmsh rrjetin: Ylli i reality show-t sqaron pse

Në një postim të radhës, ai sqaroi se çfarë ka ndodhur (gjithmonë sipas versionit të tij).

“Viti ishte 2009 dhe unë dhe [gruaja ime] Heidi Montag ishim të ftuar në festën tonë të parë elitare me personazhe të listës A. Ishte e qartë kur arritëm atje që askush nuk na donte atje,” tha ai para se të përmendte Lisa Kudrow-n me emrin e personazhit të saj ikonik, Phoebe Buffay.

"Teksa ishim ulur atje duke konsumuar pak havjar, Phoebe afrohet, gjë që ishte pak tronditëse pasi askush nuk na kishte folur fare në festë,” shtoi ai.

Bëri lëmsh rrjetin: Ylli i reality show-t sqaron pse

Pratt më pas pretendoi se ylli i sitcom, i tha Heidi-t se ajo "duhet të largohet nga unë sa më shpejt që të jetë e mundur sepse unë do ta vras atë" dhe se ai kishte "sytë e një vrasësi serial.”

Sipas Pratt, Heidi priti të kuptonte nëse ishte "një shaka", përpara se të kuptonte se nuk ishte. “Ajo thjesht largohet dhe pikërisht aty ishte momenti më i vrazhdë që kam hasur ndonjëherë me një qenie njerëzore," theksoi Pratt.

Na vjen keq Spencer, por kjo duket kaq qesharake!

Bëri lëmsh rrjetin: Ylli i reality show-t sqaron pse