
Spencer Pratt në një video në TikTok pretendon se Lisa Kudrow, aktorja e rolit të famshëm të Phoebe Buffay në "Friends", është "njeriu më i keq" që ka takuar ndonjëherë.

Ndërsa po jetojmë në një epokë grindjesh me të famshëm në internet, personi i fundit që prisnim të ekspozohej ishte Phoebe jonë e dashur nga "Friends".
Spencer Pratt, që njihet për pjesëmarrjen e tij në reality show-n "The Hills" u pyet në TikTok për personin e famshëm më të vrazhdë që kishte parë ndonjëherë dhe ai pa dyshimin më të vogël përmendi aktoren.
"Një nga njerëzit më të këqij me të cilët kam kontaktuar ndonjëherë. Deri tani", u shpreh ai.
Fakti që deklarata ishte e lënë më kaq, pa një shpjegim apo arsye se pse Pratt mendon kështu - e bën atë të dyshimtë. Në komente, sigurisht që ka njerëz që i bashkohen mendimit të tij, por nuk janë të paktë as ata që e kundërshtojnë. Madje gazetarë të ndryshëm thonë se kanë patur një eksperiencë shumë të mirë me të.
Ndoshta kjo tregon se ne dukemi ndryshe në sytë e njerëzve të ndryshëm. Ose 39-vjeçari donte një video virale në TikTok?