
Gjenerata e parë e iPhone në kutinë e tij origjinale është shitur për 35,414 dollarë në ankand.
iPhone ishte padyshim pajisja që me të vërtetë nisi biznesin e Apple dhe pa të, kompania nuk do të ishte ajo që është sot.

Kur prezantoi smartphone-n, në vitin 2007, Steve Jobs tha se "iPhone është një produkt revolucionar, magjik dhe se është 5 vjet përpara çdo telefoni tjetër celular".
Kjo pajisje e veçantë u hodh në ankand në RR Auction, i cili përfundoi më 18 gusht.

Në përshkrimin e produktit thuhet: "Iphone Apple origjinal i gjeneratës së parë, i pahapur, Model A1203, Porosi MA712LL/A (8 GB).
iPhone i parë vjen me përmasa 115 x 61 x 11.6 mm dhe vetëm 135 g në peshë.

Pse po shitet kaq shumë, ndërkohë që teknologjia po avancon?
Në përshkrimin e RR thuhet:
"I zhvilluar në fshehtësi, iPhone origjinal është telefoni inteligjent që transformoi industrinë, duke revolucionarizuar dizajnin e celularëve. Ky produkt futi internetin në xhepat tanë dhe në thelb, nisi tregun e aplikacioneve me prezantimin e App Store."
Ndërkohë, një Apple iPod, produkt i parë, u shit gjithashtu në faqen e ankandit për 25,000 dollarë.
Burimi: Unilad