
Duke marrë parasysh faktin se dy të dashurat e fundit të Scott Disick ishin ende shumë të reja për të pirë ligjërisht kur filluan lidhjen, mund të vinim bast se i vetë-quajturi "Lord Disick" po ndiqte hapat e Leonardo DiCaprios, kur bëhet fjalë për lidhje romantike. Pra, çdo grua mbi 24 vjeç "nuk mund të aplikonte". Megjithatë, rezulton se mund ta kemi patur gabim.
US Weekly raporton se Scott është në një lidhje me Kimberly Stewart, vajzën e rokerit legjendar britanik Rod Stewart.
Burime për revistën, thonë se ata janë bashkë prej disa muajsh dhe duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Me sa duket, 39-vjeçari Disick dhe 43-vjeçarja Stewart u prezantuan fillimisht përmes vëllait të saj dhe kanë vite që shoqërohen me të njëjtët njerëz.
Sofia Richie, ishte vajza e Lionel Richie, dhe Kimberly është gjithashtu e bija e një ikone muzikore. Ndoshta tipi i vërtetë i Disick nuk janë vajzat më të reja se ai, por vajzat që kanë ikona për baballarë?!