Historia Ime

Familja e tij

25 Mars 2015

Familja e tij

Letra 1 Mirmbrema. Uroj ta publikosh edhe nese jo ska prob smile emoticon. Une jam rritur ne nje familje te rregullt dhe te dy prinderit i kam pas punetor edhe pse me te ardhura te pakta ne nuk na ka munguar azgje as nga e ngrena e as nga e veshura. Kemi ngrene gjera nga me te ndrryshme qe nuk i permbante stina. Nejse vjen koha e une njoh nje djal prinderit nuk pranonin se shkaku ishte familja. Thone kur martohet nje cift martohen dhe familjet. I jati i tij ishte pijanec dhe pertac ndersa im ate nuk pine ai sesht perfekt ka te metat e veta ama punon ku ta gjej punen dhe nuk preferon alkol e duhan ndersa vjerri eshte pertac dhe pin . Tim eti i vjen zor nga njerezit sepse e tallin i thone ke krushkun xvend. E jema eshte llafazane dhe kunjaxhie xheloze e madhe per te birin dhe e pa edukate nuk di te pushoj apo te ket hater. Nena ime sdi te nxjerr nje fjal nga goja ku nga vjerra e saj ka nxjerre te zinjt e hullirit se ka qen e urte e sdi te thot nje fjale.ne familjen e tij duhet te hashe nje gjelle mengjes drek darke dhe duhet te kursesh ne max gje qe une nuk e kam par ne familjen time Dhe Per mos flasim per fisin e tij nga ana mamit qe ziret vellai me vellane si qente. Mardhenia ime me familjen e tij eshte hater dashuria per te sepse ata njeres nuk jan ne nivelin tim. Dhe kjo teme eshte muhabet tavoline qe nga momenti qe jemi fejuar. Dhe do vazhdoj deri ne funde.

Letra 2
Pershendetje Anabel . Deshiroj te ndaj me ju hisotorine time te "vjehrres " .U njoftova me nje djale kishim koh qe flisnim me njeri tjetrin dhe gjithcka na shkonte shum mir derisa nje dit vjeherra deshironte te me takoje mua,ndersa une akoma nuk isha takuar sic duhej me djalin e saje .Oke pranova se smund te refuzoja gjene e par qe ma kerkonte vjehrra e te dukesha keq ne syt e saje .2 muaj plot lumturi ,dashuri pafund biles ai jetonte jasht dhe smund ti bente dot ball largesis nga une vinte shpesh nga gjermania .Papritmas per disa dite djali fillon e largohet prej meje ,as nuk me shkruante si me pare as nuk me telefononte as arsye sme jepte ,as nuk me kthente kur i shkruaja une .U merzita shum qaja gjith kohes per te sepse azgje te keqe si bera nejse u ndam dhe mbas kesaj nga njerezit marr vesh qe une spaskam qen e vetmja femer qe po e vuaja kete gje nga ai dhe Ajo .Kryesorja e kesaj paska qen ajo shtrrige qe nuk i pelqen asnje nuse dhe djalin e vet e paska mesuar te lidhet me vajza te kaloje nje koh derisa AJO tja njohe mendjen nuses e ne fund ne sja zente syri ti lere .Luajti ajo grua me nderin tim e ne fund ai maskara qe i fut ne koke fjalet e mamas.Ju lutem posotni anonime

Letra 3
Prsh. Une do te tregoj historine time torturuese..nuk di me cte bej.. Kam 10 muaj qe jam fejuar.Perkohesisht jam studente ne tirane..Me te fejuarin kam qene e dashuruar per 2 vjet dhe me pas lidhjen tone e konsoliduam me fejese..Isha shume e lumtur dhe jam,per njeriun qe kam ne krahe..por vjehrri.. anabel..ai duket se do te ma nxij jeten.. Ne fillim nuk donte qe ne te fejoheshim per shkak te te ardhurave te prinderve te mi qe sipas tij nuk ishin aq te larta per te me pranuar mua si nuse ne shtepine e tyre,por pas disa kohesh pranoi edhe pse me dukej kaq e pabesueshme ishte e vertete.Ndersa tani,sa here qe shkoj ne fundjave tek ta..me ngacmon..me ngacmon me disa veshtrime qe ma shpifin..heren e fundit qe shkova tek shtepia e te fejuarit vjehrra ishte ne pune..I fejuari po ashtu ndersa ne shtepi vetem ai..U soll ne nje menyre shume vulgare..me tha se e dinte qe une doja te fejohesha me djalin e Tij per te qene me te (vjehrrin) e shume gjera te tjera.. Nuk di cte bej anabel..heret e tjera mundohesha te genjeja veten se ishin thjesht gjera kalimtare..por kesaj radhe sdi cte bej..kam arritur deri ne piken qe te ndahem nga I fejuari e te largohem..pa treguar arsye..sdua qe edhe ai te urrej te atin per shkakun e prezences time..ju lutem me ndihmoni cduhet te bej.

Letra 4
Mirmbrema , tema qe ke nxjerr me shtyhu qe une te shkruaj sepse kur behet fjal per familjen e te fejuarit tim flas plot pasjon e lumturi. Kam 4 vjet me te fejuarin tim 3 vjet lidhje dhe 1 vite fejes dhe vjerren time e kam njohur qe vitin e pare qe kisha njohur dhe te fejuarin tim dhe nuk ma priste mendja qe une te kisha keto mardhenie me vjerren time. mbaj mend qe nga dita e pare e deri me sot nuk kemi bere nje here fjal eshte kaq e mire o zot me duket sikur eshte shoqja ime dhe jo vjerra , mbaj mend kur jemi takuar qe ne fillim me ka then keto fjal " cdo gje qe do te duket e padrejt ose do te lendoj dicka qe une do te them apo bej dua qe te ma thuash ne sy dhe hapur gjithashtu dhe une ty" . Mos harroj te them qe ai person ka luajt nje rol te rendesishem ne lidhjen time qe une te jem ketu ku jam sot. Ndersa per vjerrin nuk kam shume per te then vec se eshte nje baba dhe nje njeri shembullor dhe zemer mire kam mardhenie shume te mira dhe me te po nuk eshte se kam kontakte sa kam me vjerren. Kurse sa per kunatin tim ai eshte nje camarrok i vogel dhe mardheniet tona jane shume te mira. Falenderoj zotin qe i ka degjuar lutjet e mia per te pasur familje te 2 njerz te till qe me falin dashuri dhe respekt sikur te isha vajza e tyre dhe asnjeher sme ndajne nga djemt e tyre per mos then qe me mbajne dhe me hater shpesh here . E di qe shume nga ju do thone mos fol para kohe se eshte vetem fillimi por une ju them qe njeriu duket qe ne fillim ca njeriu eshte, normal fjal dhe moskuptime ka cdo shtepi po kjo sdo te thot qe nuk jane njerz te mire se fajin mund ta kem dhe une per dicka. pot di te them qe ata me shohin si syte e ballit dhe i falenderoj me gjith shpirt per ngrohtesin dhe dashurin qe me falin. SHPRESOJ QE TE JEM DHE UNE NUSJA QE ATA KANE ENDERRUAR. kalofshit nje mbremje te bukur po pate deshir postoje

Letra 5
Anabel po ta shkruaj qe tani tregimin per vjehrren time, se me vone s'kam mundesi.

Vjehrra ime i ka pa kursim kunjat ndaj meje. Djalin (burrin tim) e ka pike te dobet, se ate dhe dy vajza ka. Qe ne lidhje e deri tani, i thote burrit tim "Une te bera kaq sa je dhe erdhi tjetra te mori per 5 sekonda". Burri s'mi thoshte kur ishim te lidhur keto kunja, kurse tani m'i permend qe te qeshim bashke. Une ketej qesh dhe ketej i them vjehrres si me te qeshur e me te ngjeshur kur jemi vetem "Te duket ty sikur ta mora djalin per 5 sekonda, se 1 sekonde ishte". Vjehrra zihej gafil sa here ia permendja ato qe kishte thene, si duket nuk e priste qe burri te m'i thoshte mua (kot tani, sikur jam komshia mbrapa gardhit jo gruaja).

Nejse, une s'guxoj te them nje opinion te thjeshte se plas sarkazma pa pik lidhje. Te te them rastin kur po kerkonim shtepi per t'u futur si cift i sapomartuar (ishim te fejuar ne ate kohe), para 3 vitesh. Ishte dhe vjehrra me ne. Gjetem nje apartament 1+1, megjithese une jam e mendimit qe 2+1 eshte me mire, se do vije dhe femija ne te ardhmen dhe s'ia vlen te nderrosh shtepi pa i shtyre ca vite aty. Le qe ai apartamenti qe po shihnim ishte i vogel edhe per cifte me bebe ne djep, jo me per vitet ne vazhdim. Ia thashe burrit qe me dukej i vogel apartamenti dhe ai me dha te drejte, megjithese i pelqente zona ku ndodhej. Vjehrra s'foli hic. Pas disa minutash, burri im filloi te fliste me te zotin e shtepise me tutje dhe vjehrra celi gojen "Kur u bera une nuse tha, isha me barre dhe duhet te kujdesesha dhe per vjehrren time, se kishte rrjedh e shkreta nga pleqeria. 3 veta e gjys u rrasem ne nje shpi 1+1. Eh jan ndryshe keto kohe, nuset jane rehat, pa halle po, me tangerllik po, lumi ato". E kam shigjetuar me nje veshtrim kur tha ate fjalen "tangerllik" dhe mu duk si nje grua idhnake qe ka inat se iu nxi jeta kur ishte nuse dhe do t'ia kaloje nxirjen edhe nuses se vet.

Burrit (atehere i fejuari) s'i thashe gje atehere, fola me mamin tim dhe ajo me tha "Prit sa te martohesh njehere, pastaj fol edhe ti sa te duash".

Letra 6
mirmbrema Anabel, po tregoj dhe une mardhenien time me vjerren. Kam nje vit e gjysem qe jam martuar edhe qe kur shkova atje filluan zenkat sepse filloi te me rregullonte krevatin sa dilja une nga dhoma me lare syte e me kryer nevojat personale, pastaj filloi te vinte centrat e veta te dhoma qe kishte patur qe kur ishte vet nuse, e plus kur linda vajzen filloi ta lante ajo, epo mendova hajt se fillimi e din ajo me e lare, por situata vazhdoi deri kur vajza ime beri 7 muajshe e une nuk e kisha lare asnjehere femijen tim ne shtepine e vjerre (vetem kur isha te prinderit e mi e laja vet). E vishja vajzen, me thoshte si katunaret e ke veshur vajzen sme pelqenkan hic keto rrobat nderroja, kur shkoja me vene vajzen ne gjume ajo vinte ne dhome me mua edhe shtrohej aty ne krevat me mua me vajzen nderkohe u jepja vajzes me pire gji, edhe ajo i kendonte o zot ca tortureeee. Dhe nje dite serishte per femijen u zura e durova e durova deri sa plasi sherri me vjerren edhe sic e kishte ajo vajzen ne dore, nje tja marre nga duart dhe i thash mos ma prek me femijen me dore se e mbaj vet, jam e zonja vet, se i mora rrobat e mia e te ika qe tani me femijen nga shpija moj shtrige e keqe, cfare nuk i thash, me ke lene pa hengur, me je shtrire pernat ne krevat, i ke bere punet mbas meje prap se ste pelqejne punet e mija etj etj, ne dhomen time sdua te me shkelesh fare etj etj por qe nga ajo dite shpetova nga keto gjera, e prap mi hip nganjehere nervat por i rrij gjith inat e kupton vet ajo pastaj...

Letra 7
Anonim ju lutem. Me fejuan ne moshen 16 vjece me nje djal 26 vjec me shkusi. Qendruam rreth tre vite te fejuar gjat kohes qe ishim te fejuar un e shikoja se vjehrra ime vinte te shtepia ime dhe mundohej qe te hynte ne cdo vend qe te gjente dicka qe te fliste por pa rezultat kjo gje. Arritem dhe u martuam ne ver te vitit 2011. Por ai ishte emigrant ne Itali dhe ai vendosi qe te dilte perseri ne Itali dhe keshtu mua me la me dy prinderit e tij. Vjerra me urrente aq shum se i dukej se un i kisha marr djalin dhe vinte dhe merrte fotografit rrobat ne raftin e tij dhe cdo gje qe i perkiste atij dhe i dergonte te dhoma e vet. Dhe me thoshte gjithmon se jan gjerat e djalit te vet por un nuk i thoja asgje asnjeher. Un isha femra me e lumtur ne bot se ne ato muaj mora vesht se po prisja nje femije dhe i tregova vjerres time per kete dhe asaj ju duk thua se ju shemb bota mbi koke , kur e mori vesh kete lajm. Un perseri nuk bera ze, por nga ta dija se ne ate moment do fillonin torturat per mua. Me ndaloi buken! Haja shum pak dhe me tha qe te punoja token nga mengjesi deri ne mbremje. Une nuk isha mesuar me kete pune se me perpara jetoja ne qytet. Dhe asnjeher nuk u ankoja askund as te familja ime dhe as te burri im. Kjo tortur zgjati deri sa un deshtova femijen, u shtrova ne spital dhe i kerkova bashkshortit tim divorcin duke ja treguar te gjitha ato qe me kishin ndodhur por ai nuk beri asgje, thjesht me theksoi se "ajo" ishte nena e tij dhe ishe perpara cdo gjeje dhe keshtu u ndam. Un di te them kete se ne kete momente jam shum e lumtur qe e mora ate vendim pavarsisht se mu desht te kaloja nje depresjon shum te madh por sot jam shum mir. Me falni nese e zgjata shum. Anonim ju lutem perseri.

Letra 8
Anonim ju lutem. Me fejuan ne moshen 16 vjece me nje djal 26 vjec me shkusi. Qendruam rreth tre vite te fejuar gjat kohes qe ishim te fejuar un e shikoja se vjehrra ime vinte te shtepia ime dhe mundohej qe te hynte ne cdo vend qe te gjente dicka qe te fliste por pa rezultat kjo gje. Arritem dhe u martuam ne ver te vitit 2011. Por ai ishte emigrant ne Itali dhe ai vendosi qe te dilte perseri ne Itali dhe keshtu mua me la me dy prinderit e tij. Vjerra me urrente aq shum se i dukej se un i kisha marr djalin dhe vinte dhe merrte fotografit rrobat ne raftin e tij dhe cdo gje qe i perkiste atij dhe i dergonte te dhoma e vet. Dhe me thoshte gjithmon se jan gjerat e djalit te vet por un nuk i thoja asgje asnjeher. Un isha femra me e lumtur ne bot se ne ato muaj mora vesht se po prisja nje femije dhe i tregova vjerres time per kete dhe asaj ju duk thua se ju shemb bota mbi koke , kur e mori vesh kete lajm. Un perseri nuk bera ze, por nga ta dija se ne ate moment do fillonin torturat per mua. Me ndaloi buken! Haja shum pak dhe me tha qe te punoja token nga mengjesi deri ne mbremje. Une nuk isha mesuar me kete pune se me perpara jetoja ne qytet. Dhe asnjeher nuk u ankoja askund as te familja ime dhe as te burri im. Kjo tortur zgjati deri sa un deshtova femijen, u shtrova ne spital dhe i kerkova bashkshortit tim divorcin duke ja treguar te gjitha ato qe me kishin ndodhur por ai nuk beri asgje, thjesht me theksoi se "ajo" ishte nena e tij dhe ishe perpara cdo gjeje dhe keshtu u ndam. Un di te them kete se ne kete momente jam shum e lumtur qe e mora ate vendim pavarsisht se mu desht te kaloja nje depresjon shum te madh por sot jam shum mir. Me falni nese e zgjata shum. Anonim ju lutem perseri.

Letra 9
Mirmbrema anabelista me ne fund tema e sotme qenka per mua  ka qene dhe here te tjera por e kam per here te pare qe dua te bej dhe un nje nga keto anonimet . Kam 2 vjet martuar dhe dy vjet me shtrigen ne shtepi  sa per info shtriga eshte vjehrra ime . AJO shtriga e lagjes ajo hija e zeze e shtepise time . Nuk e di kur do shpetoj un nga ajo mortje se do bej dasem per here te dyte . Njeriu qe kam bashkeshort eshte njeriu me cilter me i dashur ne bote , per hater te tij po e duroj dhe kaq se do ja kisha gjetur vendin me kohe . DO thoni ju po heee moj cte ka bere ajo shtriga ,,,,cme ka bere te gjitha mire ka bere eshte xheloze per mua ne max dhe cdo dite vjen futet ne dhomen tone ne cdo ore te dites dhe nates . Ka nje celes kopje shtrigaa . Nuk guxoj te vesh nje fustan se te nesermen e ka bler njesoj madje dhe ngjyren. Kur ka njerez ne shtepi shtiret sikur me do aman sapo ngelemi vetem cfare nuk thot per mua dhe gjithe lagjen duke i zene me radhe shtepite .Nje dite kur po laja shtepine derdha uje me ilac ne pllaka dhe shtriga shkau dhe theu kemben . Ishte fitorja me e madhe kjo por se mendova mire qe do ti vija un ne ndihme asaj madje duhet ta shoqeroja deri ne banje se vet nuk shkonte dot prandaj kerkoj ndohme nga ju me gjeni ndonje rreng aman tia bej por jo ta pesoj un .Kush i ben gropen shokut bie vet i thon kesaj pune por un skam faj kur kam shtrigen ne shtepi . Te lutem postoje dhe anonim si shoket se e lexoi burri me dergoi tek shtepia ime sonte naten

Letra 10
Pershendejtje Nga tia nis e nga tia filloj une me "kunaten time te dashur"" , "Eliten e bllokut", se keshtu e mban veten. Qe ne momentin qe une u lidha me tim shoq, sme pelqente sepse une isha "fshatare" nuk isha nga blloku, sado qe une kisha bere dy universitete dhe nje master shkencor dhe isha ne pune shume te mire. Nejse nuk ja zgjasja shume,i thosha jam krenare qe jam "fshatare" se gjithsesi te gjithe andej e kemi origjinen. Nuk arrinin ofendimet, por filloi te me tregonte per ishat e tim shoqi, kish raste qe edhe mi prezantonte dhe me thosh, vajze e mire, ta kish mare tim vella, do kish kaluar mire. Njehere nje shoqen e saj dhe ishin e tim shoqi ma solli dhe me pushime me ne. Iku kjo ngela shtatzane, i iku truri, se thosh une pa u lidhur, ju u martuat dhe bete dhe femij, xhelozia ne kulm. Vinte ne shtepi orar pa orar , nuk bente as edhe nje gje dhe cdo gje duhet ta beja une. Leke nuk investonte fare ne shtepi, ne e mbanim me te ngrena dhe te pira, dhe i jepnim dhe ndonje leke xhepi se ajo e mbaronte rrogen (1miljon te vjetra ne muaj), neper PUB-et e tiranesPasi linda atje ishte kulmi. Une si cdo femer, kisha stresin e paslindjes dhe ajo i thosh tim shoq, qe eshte cmendur, shiko si sillet, ta cojme tek doktori se nuk eshte mire. Une ika tek prinderit e mi qe te qetesohesha, dhe ajo filloi te me bente xheloze per tim shoq, duke thur intriga te lloj lloj gjerave, dhe sa here iknim ne nga shtepia na i sillte dashnoret ne shtepi dhe flente tek krevati jone, kulmi. Sa njeher i kapem ne shtepi mat se erdhem pa i thene . Nuk kerkoi falje, por beri edhe cmos qe te na nxirte nga shtepia ku ne rinim te tre bashke me nje femij te vogel, ne nje moment shume te veshtire,une pa pune dhe im shoq ku ti dilte ndonje pune, dhe na vendosi edhe vjerin dhe vjeren kundra dhe sna flasin më me goje. Dhe shkaku qe i bente keto ishte se pse une nuk isha si ajo. Dhe im shoq i thoshte, qe gruan se kam mare per ty moter por per veten time. Vertet tani po stresohem per anen ekonomike por te pakten skam ate stres qe isha me te.  Ju uroj ti keni "kunatat" sa me larg te jete e mundur.

Letra 11
Vjerra ime dhe une !!!! Vjerra qe su be kurr e imja eshte nje nene mbreteresh qe kujdeset ne cdo detaj per familjen e saj , nje grua qe punon pa reshtur gjith diten ne shtet e mbasditeve ne mirmbajtjen dhe kujdesin e shtepis. Ajo sme njohu kurr dhe spati deshire te me njoh dhe vetem nga origjina qe kam une , sdonte tu beja pjes e familjes se saj .. Une hoqa dore nga dashuria e jetes time , smund t'ia largoja nje djale te vetem nga gjiri i familjes jam moter vet mbase nje dite do behem dhe nene e sdo doja qe vellai apo djali im te shkelte parimet e familjes . Hoqa dore se sdoja qe nje jete e re te fillonte me paragjykime, mbase ato paragjykime do me shoqeronin gjithe jeten... Vjerre e dashur e di qe kam humbur nje mbreteresh por dhe ti ke humbur shume. Uroj qe zoti te bekofte me nje nuse sic deshiron ... Anonim te lutem

Letra 12
Mirmbrema!

Vjerra ime gjithmone ishte pengese per te zyrtarizuan lidhjen tone, derisa nje dite e detyruar e pranoi! Arsyeja ishte thjeshte qe une isha vajze qyteti, e shkolluar dhe tip qe mbaja veten, asnjehere ekstravagante, seshte ne natyren time, por kujdesa per floket thonjt dhe veshjen e doja te rregullt perhere! Kur me pa per here te pare vuri re thonjt e mi te gjate, dhe kjo e acnte shume! Ne u fejuam, u fejuam me idene se ne kur te martoheshim do dilnim ne shtepine tone, ishte deshira e te dyve, sepse im shoq nuk ishte djali i fundit dhe ne shtepi ishin edhe dy nuse te tjera! Mirpo kjo nuk ndodhi, llafet ndryshuan, per hire te dashurise pranova dhe pse e kisha te veshtire te jetoja me shume njerez e plus kesaj e kisha problem pjesen qe ajo sme ka dashur kurre, dhe gjerat u bene si me zor! Megjithate e respektoja shume! Ajo ishte mesuar te bente ligjin per cdo gje, duhet ti merje leje edhe per tu lare, edhe per te fjetur, edhe per cdo gje ne ate shtepi! Kalova shume vuajtje, lodhje, strese, lot, se edhe punoja, edhe isha shtatzen e prap duhet te rrija ne kembe derisa te flinin te gjithe! U perpoqa pafund te tregoja gjerat qe sme pelqenin e te vija kufinjt, por ishte e pamundur, derisa nuk duroja dot me dhe plasi sherri, mblodha njerzit e mi se fmirsisht familja ime ka qene dhe eshte ne mbeshtetjen time per cdo te drejte qe me takon, i a numrova te gjitha ne sy, cdo gje qe me kishte bere, dhe i thash qe une ktu e kam kufirin tim, ste bie ne qafe, ske per tme rene! Pas kesaj bisede gjerat u sheshuan, per pak kohe, sepse filloi avazi! Filloi tme vinte kunder dhe tim shoq i cili ndikohej shume prej saj, filloi te ushtronte dhune ndaj meje, fizike, shpirterore, morale... E lodhur nga gjithcka, mora femijen tim, gjerat e mia dhe u largova, serisht me njerzit e mi, une i kisha paralajmeruar, tashme kete pune e ndante vetem ndarja! Me shume luftra e ulerima dola qe aty, ajo ishte dita me e qete per mua, sa shume kisha vuajtur aty, une e di! Nuk kaluan pak dite, vjerra me mori ne tel me nr tjeter se te vetin sja hapja, me kerkoi falje per cdo gje, me pas erdhen te gjith me rradhe, luftuan per muaj qe ne te pajtoheshim, ama dolem me vete, aty une nuk shkelja me, ajo shtepi me ishte kthyer ne ferr! Pas gjithckaje e mora vjerren menjane, i shpjegova te gjitha gjerat qe me kishte bere, i thash qe jam gati ti harroj, ama qe sot e tutje me ler te tte dua si nene, mos me duaj si bijen tende, por mua lerme ti flas djalit tim me dashuri per ty, sepse femijen tim dua ta rris me dashuri, jo me dhune sic ishin gjerat aty! Nipin tend ti ke vetem per ta dashur, per ta puthur, per te folur, jo per ta mbajtur, jo per tu lodhur, dhe nipi jot do te respektoje e doje ty! Me kuptoi! Ka kaluar viti, po behet i dyti, me respekton, me don, e dua edhe une! Gjeta nje zgjidhje me lufte, ama ja dola te jem e qete! As nuk i lendova, as nuk i lejova tme shkelnin e tme lendonin! U bej thirrje prinderve, qe martojne djemt, mos lejoni kurre qe ti keni 3 kunata apo edhe 2 ne nje guzhine, lerini djemt te krijojne jeten e vet, dhe te shkojne mire njeri me tjetrin! Une i kisha kunatat e mira, por mund tme qellonin dhe te kqija, e keshtu vellezrit nuk shkojne mire! Beni te mundur lumturine e femije tuaj! Une sot jam e qete, e lumtur, vetem se luftova, nese zdo kisha luftuar do isha ende duke prit e percjell njerez gjith diten, pa gjume prej femijes, e lodhur prej punes, e lodhur prej puneve dhe zdo kisha shansin te flija nje dreke! (Ps. Kunatat e mia te mira e te urta ende vuajne, edhe sot, sepse jane rritur ne fshat, sepse jane te urta shume, sepse nuk i kane mesuar qe po te kerkosh te drejten tende nuk je nuse e keqe por ke repsekt per veten, e kur respekton veten, respekton edhe ata qe ke prane) Naten e mire!

Letra 13
 
Mirëmbrëma Anabel. Dua edhe unë të flas për temën e sotme. U fejova 18 vjeçe. I fejuari në atë kohë ishte emigrant. Filloj universitetin. Dhe aty filluan problemet me familjen e tij. E ëma ishte njeri që nuk qeshte kurrë. Më kontrollonte çantën dhe po të shifte ndonjë zbutës për buzët thoshte lyhesh rrugëve ti, pse i merr këto me vetë? Gjithmonë ma kontrollonte çantën. I jati më rrinte mbrapa kudo shkoja dhe më ruante mua. Kisha frikë të futesha në dyqan se do më kërkonin llogari e do thoshin pse shkove. Filluan të kishin përplasje me familjen time për këto sjellje. Inatet e debateve me të mitë m'i nxirrnin mua. Gjithmonë ishin të ftohtë, çdo fjalë që do thoshe do e shpjegoje pse e the, ç'doje të thoshe. Dhe ai i ashtuquajturi " i fejuar " dëgjonte çdo fjalë të tyre dhe nuk fliste me mua për të kuptuar si qëndronte puna. I them në telefon eja të sqarojmë gjërat bashkë dhe nuk erdhi. Semestrin e dytë ndenja në shtëpinë e tij për disa rrethana. Arriti puna sa çdo gjëje i iku durimi dhe marr sendet e mia dhe largohem prej asaj shtëpie për të mos e parë më kurrë. Filloj punë mbas disa muajsh dhe aty njoha djalin që kam sot në krahë, fillimisht si shokë pune e me kalimin e kohës u bëmë shokë jete. Kur e shihni se diçka nuk ecën është e kotë ta zgjasësh më tepër. Asnjëherë nuk është vonë për të marr vendime në jetë. Fillimisht të duket sikur është fundi i botës por me kalimin e kohës kupton se thjesht është mbyllur një kapitull për të hapur një të ri. Zgjedhja na takon ne ta ndërtojmë jetën tonë dhe s'kemi pse trembemi nga paragjykimet. Anonim të lutem

Letra 14
 
Aman Anabel po te shkruaj nga fb motres per ate perbindeshin tim vjehrren qe me ka rene per pjese. Isha 23 vjec kur hyra ne ate shtepi, isha vetem e fejuar ende pa u martuar, une shkoja vetem 1 here ne jave sepse kisha deshire te kalonim pak me shume kohe me te fejuarin tim. Fillimisht ishte e dashur, me priste me qejf, pa 3 muajve nisi te me rrinte me turinj, shtronte tavolinen dhe mua nuk me vendoste pjate, gatuante gjera qe ajo i dinte qe une nuk i haja, do per te ngrene biri mamit i thoshte te fejuarit e i jepte pjaten e mbushur plot. Kemi debatuar e sa here eshte zene i shkreti me te vetem per te me dale ne krahe mua e megjithate ajo vazhdonte ende. Me tmerronte fakti kur do martoheshim, keshtu qe vendosem te dilnim vec. Aty filloi katastofa...shante ofendonte por jo ne sy te fejuarit tim vetem kur ishte perballe meje, ca nuk me thoshte e qe une kaloja kohen vetem duke qare, nderkohe te fejuarit i tregonte muhabetet komplet ndryshe, filluam percarjen. Pothuajse nuk flisnim fare vetem ziheshim dhe diten kur une vendosa te shkepusja lidhjet me te, i fejuari degjoi tek fliste nenen e tij me motren e saj per mua, shyqyr e hoqa qafe ate kucken kaure(se vjehrra ishte muslimane) ca nuk i thashe e im bir i besoi, ooh cjam kenaur i degjoj qe vetem zihen ne telefon, e keputi qafen kucka. pas kesaj kuptoi qe mua po me humbiste kot dhe me kerkoi falje. Sot kam 1 vazje te vogel 3 vjece, nuk flas me asnje nga familja e tij, jam rehat edhe pse ende vazhdon me shan sepse tashme me quan fajtore pse djali i saj nuk flet me te.