Inida Kreuz (Gjata), e njohur prej të gjithëve si Zhaku, është bërë nënë për herë të parë! Lajmin e ardhjes së bebushit, ajo e konfirmoi vetë përmes një postimi në Instagramin e saj.
View this post on Instagram
Në foton e publikuar, Zhaku shfaqet teksa mban në duar bebushin e porsalindur. Ajo dhe partneri i saj gjerman, Christian Kreuz konfirmuan se do të bëheshin prindër në mars të këtij viti.
Përsa i përket emrit, gjatë një interviste të dhënë për "Wake Up", kur ishte në muajin e 6-të të shtatzënisë, Inida zbuloi se të voglin do ta quanin Amon.
View this post on Instagram
“Christiani e ka një vajzë dhe e donte çun. Edhe unë çun e doja se me çunat më ka ecur më mirë muhabeti. Emrin e kemi menduar dhe do ia vendosim Amon. Emër i vjetër hebre i një mbreti dhe më pëlqen sepse tingëllon shumë bukur. Është shumë i thjeshtë”, -u shpreh ajo asokohe, por nuk e dimë nëse ky ka qenë zgjedhja përfundimtare për bebushin.
Inida dhe Kreuz, i cili është gjithashtu muzikant kurorëzuan në martesë romancën e tyre në 2013. Gjatë një interviste të dhënë në qershor të 2021-shit, Zhaku tha se marrëdhënia e tyre ka patur dhe ndarje të gjata (prej 2 vitesh), por çfarë e shpëtoi martesën ishte koha e kaluar vetëm.