Shtatzania

4 arsye pse duhet t'i bëni masazh partneres suaj shtatzënë

Shkruar nga Anabel

24 Gusht 2022

4 arsye pse duhet t'i bëni masazh partneres suaj shtatzënë

Masazhet janë mënyrë fantastike për të reduktuar stresin: të atij që e bën si dhe të atij që po e merr. Masazhet në çift, jo vetëm që ju afrojnë më shumë me njëri-tjetrin, por në kanë përfitime shëndetësore veçanërisht tek gratë në pritje të ëmbël.

Duke mesazhuar partneren tuaj shtatzënë, e ndihmoni shumë më tepër nga ç'mendoni, por si?

1.Masazhet e shpinës nxisin oksitocinën dhe ndikojnë tek rritja e prodhimit të qumështit të gjirit. 

Për nënat e reja, stimilimi i muskujve të shpinës përmes masazheve inkurajon çlirimin e oksitocinës në trup. 

2. Endrofina e çliruar prej masazheve ndihmon në reduktimin e ankthit gjatë lindjes

Dihet që masazhet stimulojnë prodhimin e endrofinës në trup. Thënë kjo, endrofina nga ana tjetër ndikon në gjendjen e qetësisë dhe rehatisë. Diçka e tillë është shumë e rëndësishme për të mbajtur në nivele të ulëta ankthin që vjen si pasojë e procesit të lindjes. 

3. Masazhet reduktojnë dhimbjet e shpinës në tremujorin e fundit

Eshtë e këshillueshme që partnerët të masazhojnë edhe më gjatë muajve të fundit të shtatzënisë. Endrofina e çliruar ndihmon në reduktimin e parehatisë apo të dhimbjeve të shpinës.

4. Përmirësojnë ndjeshëm kënaqësinë e procesit të lindjes

Masazhet sistematike nga partneri juaj do t'ju ndihmojnë ta shijoni edhe më shumë procesin e lindjes, duke ndjerë më pak stres dhe dhimbje gjatë atyre momenteve.

Prandaj, sa herë ofrohet për të të bërë një dhuratë, kërkoji *masazhe* për 9 muaj rresht!

Burimi: Psychology Today