Celebrity

Fansat e Tom Holland sulmojnë Amy Schumer në Twitter, por sa të drejtë kanë?

Shkruar nga Anabel

18 Gusht 2022

Fansat e Tom Holland sulmojnë Amy Schumer në Twitter, por sa të
Photo Credits: Google Images

Nuk ka ndodhur asgjë mes Tom Holland dhe Amy Schumer, por fansat e aktorit janë zemëruar keq me komedianen.

Gjithçka filloi tre ditë më parë, kur mbreti i Gen Z, Tom Holland, postoi një video në Instagram, duke shpjeguar se ai po bën një pushim nga rrjetet sociale për hir të shëndetit mendor. Ai shfrytëzoi rastin për të treguar edhe disa organizata bamirësie në lidhje me shëndetin mendor, përpara se të thoshte "Përshëndetje dhe mirupafshim!".

Tom Holland gjatë kësaj periudhe nuk ka shumë projekte për të promovuar. Pra, një kohë e mirë për t'u larguar nga rrjetet sociale. Për më tepër, i vetmi prodhim i momentit me aktorin, përfshin një mini-serial të quajtur "The Crowded Room", që flet pikërisht për shëndetin mendor. Deri këtu, gjithçka në rregull.

Derisa... Amy Schumer, shkrimtare, komediane, aktore etj, poston një video në Instagram, që e quan "njoftim për shëndetin mendor". Në të ajo thotë se "për mirëqënien e saj, do të vazhdojë të kalojë më shumë se 8 orë në telefon" dhe se do të shohë edhe "shumë reality show". Më pas ajo e çon fokusin te aknet në fytyrë, si "një nga përfitimet e shumta të varësisë nga rrjetet sociale".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @amyschumer

Shakaja është qartazi një satirë/ironi për varësinë e Amy-t në internet, por fansat e Tom Holland e interpretuan sikur ajo po tallej me aktorin. 

Twitter reagoi aq ashpër, sa aktorja u detyruar të postonte një Story, ku sqaroi se "ajo nuk e kishte me SpiderMan-in" dhe se "po, sigurisht që rrjetet sociale janë toksike".

Gjithashtu vlen të përmendet se Schumer i ka përdorur vazhdimisht platformat e saj - në rrjetet sociale, në standup-e apo edhe në emisione - për të hedhur dritë mbi problemet e shëndetit mendor.

Ndoshta njerëzit (dhe veçanërisht fansat e zjarrtë të personazheve të njohur) duhet të qetësohen pak dhe t'i shohin gjërat me pak më tepër gjakftohtësi. Jo të gjithë e kanë me yllin e tyre të preferuar.

Burimi: Glamour