Celebrity

Aktorja humb jetën një javë pas aksidentit tragjik!

Shkruar nga Anabel

12 Gusht 2022

Aktorja humb jetën një javë pas aksidentit tragjik!
Photo Credits:: MARIO ANZUONI/REUTERS

Aktorja amerikane Anne Heche, 53 vjeç, ka ndërruarr jetë një javë pasi u plagos rëndë në një aksident automobilistik. Lajmi është konfirmuar nga mikesha e saj Nancy Davis, e cila ka shkruar në Instagram:

“Qielli ka një engjëll të ri. Mikja ime e dashur, e sjellshme, argëtuese, e dashur dhe e bukur shkoi në parajsë. Do të më mungojë tmerrësisht dhe do t'i ruaj të gjitha kujtimet e bukura që kemi ndarë.

“Anne ishte gjithmonë personi më i sjellshëm, më i zhytur në mendime, që nxirrte gjithmonë më të mirën tek unë. Ajo ishte kaq mbështetëse me gjithçka që mund të bënte për të ndihmuar dhe gjithmonë thoshte 'po' kur e dinte se mund të kontribuonte diçka me kohën, talentin dhe gjenialitetin e saj krijues."

Më herët gjatë ditës, u njoftua që Heche do të hiqej nga aparaturat që e mbanin gjallë. 

Shumë kishin shpresuar se Heche do të shërohej pasi një publicist i aktores raportoi se ajo ishte në një gjendje "të qëndrueshme" pas aksidentit më 5 gusht. Zjarrfikësit thanë se ajo po fliste me ta ndërsa u shkëput nga rrënojat dhe u dërgua në spital.

Por pak kohë më pas aktorja humbi vetëdijen dhe më 8 gusht përfaqësuesit postuan një përditësim, duke thënë se Heche ishte në një "gjendje ekstreme kritike" dhe kishte rënë në koma.

Të premten, familja e saj tha në një deklaratë se ajo nuk pritej të mbijetonte dhe se po mbahej në jetë përmes aparaturave për të përcaktuar nëse organet e saj mund të jepen për dhurim.

Heche u bë e njohur në fillim të viteve 1990. Roli i saj i parë i madh ishte në "Donnie Brasco" (1997). Në të njëjtin vit, ajo luajti në filma të tjerë si "Wag the Dog", "Volcano" dhe "I Know What You Did Last Summer".

Gjithashtu në të njëjtin vit, Heche filloi një marrëdhënie me Ellen DeGeneres. Në vitin 2001, Heche u martua me kameramanin Coleman Laffoon, me të cilin pati një djalë. Martesa përfundoi në divorc dhe në vitin 2009, ajo pati një djalë me James Tupper, me të cilin luajti në filmin "Men in Trees".

Burimi: Guardian

MOS I HUMBISNI