
Anne Heche, aktorja e njohur e filmave “Donnie Brasco” dhe “Psycho” është dërguar në spital, pas një aksidenti të rëndë ku makina e saj u përplas me një shtëpi, u përfshi në flakë dhe për pasojë, ajo mori lëndime të shumta dhe serioze.
Aksidenti ndodhi të premten në mëngjes, në lagjen e aktores amerikane në Los Angeles. Sipas burimeve, aksidenti ishte aq i rëndë, sa 59 zjarrfikësve iu deshën plot 65 minuta që të shuanin flakët, për të nxjerrë makinën nga struktura e shtëpisë.
Here’s the now mangled vehicle owned by actress Anne Heche being towed away after speeding and crashing into a Mar Vista home and sparking a fire. @CBSLA pic.twitter.com/rRSqnM1YDt
— Rachel Kim (@CBSLARachel) August 6, 2022
“Një person i gjinisë femër (adulte) u gjet mes flakëve dhe u dërgua në spital në gjendje kritike për jetën”, thanë ekspertët në vendngjarje dhe më vonë u zbulua se ishte pikërisht aktorja Anne Heche.
Sipas CNN, burime pranë Heche u shprehën se aktorja është me fat që është ende gjallë. Ajo ka marrë lëndime dhe djegie të shumta dhe e pret një rrugëtim i gjatë drejt rikuperimit.