Celebrity

“Doja të mbaja punën”: Amanda Seyfried flet e penduar për skenat nudo në moshën 19-vjeçare

Shkruar nga Anabel

10 Gusht 2022

“Doja të mbaja punën”: Amanda Seyfried flet e penduar
JILL GREENBERG for VARIETY

Amanda Seyfried është ndër ikonat e ekranit, falë aktrimit fenomenal, sidomos në filmat “Mean Girls”, "Mamma Mia!", "Gone", etj. Në karrierën e saj renditen shumë role, ama edhe disa sakrifica për t’i luajtur këto role.

Në një intervistë për “Porter”, aktorja u shpreh e penduar për skenat nudo në adoleshencë, duke thënë: “Të jesh 19 vjeçe, duke ecur pa të brendshme… Si e lejova të ndodhte?...Oh, e di pse: isha 19 vjeç dhe nuk doja të mërzisja njeri dhe doja të mbaja punën time. Ja pse".

Amanda shpjegoi edhe se në vitet që pasuan, niveli i lartë i vetëbesimit i ka shërbyer si mburojë dhe ka shmangur përballjen me të njëjtat situata sfiduese. “Ka një nivel respekti që nuk e kam ndjerë kurrë plotësisht rreth meje”, -reflektoi ajo. “Kjo nuk ka të bëjë me asnjë nivel fame, apo vlerësimi kritik. Gjithsesi, nuk është për shkak të “Mank” apo “The Dropout”, apo faktin që kam parë filmat ku kam luajtur. Gëzoj respekt sepse jam 36 vjeç dhe e di se kush jam”.

Nuk është hera e parë që aktorja flet për ndjesitë e saj në fillimet e karrierës. Në fillim të vitit, ajo u shpreh se shumë shpesh ndihej “e neveritur” nga fansat meshkuj të “Mean Girls”, të cilët e lidhnin personazhin e saj me shaka të ndryshme nga filmi. “Gjithmonë ndihesha e neveritur”, u shpreh Amanda duke shtuar dhe se ishte thjesht 18 vjeç dhe shakatë për gjoksin e saj ishin të ndyra.

Artikuj të sugjeruar: