Celebrity

Artistja legjendare Olivia Newton – John ndërron jetë si pasojë e sëmundjes së rëndë

Shkruar nga Anabel

9 Gusht 2022

Artistja legjendare Olivia Newton – John ndërron jetë si

Olivia Newton – John, këngëtarja dhe ylli i “Grease” ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin.

“Olivia Newton-John ndërroi jetë paqësisht në fermën e saj në Kaliforninë Jugore këtë të hënë, e rrethuar nga familja dhe miqtë. Ne kërkojmë që të gjithë të respektojnë privatësinë e familjes gjatë kësaj kohe shumë të vështirë”, njoftoi bashkëshorti i saj, John Easterling në rrjetet sociale të Newton-John.

Fituese e katër çmimeve “Grammy”, Olivia gjithashtu ndërtoi edhe një karrierë të suksesshme muzikore, e njohur për këngët “I honestly love you” dhe “Physical”, duke u renditur në top listat e muzikës pop përgjatë viteve ’70-’80.