Celebrity

Jojo Siwa shpjegon pse preferon ta quajnë ‘gay’ dhe jo ‘lesbike’

Shkruar nga Anabel

1 Gusht 2022

Jojo Siwa shpjegon pse preferon ta quajnë ‘gay’ dhe jo
Photo Credits: Getty Images

Pasi mori jo pak reagime dhe kritika sepse tha që nuk i pëlqen fjala “lesbike”, Jojo Siwa vendosi të sqarojë në TikTok komentet e saj.

Në një vide të postuar më 29 korrik, 19-vjeçarja shpjegoi pse preferon termin "gay" më shumë sesa "lesbike" në lidhje me seksualitetin e saj.

Preferenca e saj nuk është aq serioze sa fansat menduan fillimisht: ylli i Dance Moms thotë se “thjesht nuk i pëlqen tingulli i fjalës "lesbike" dhe shtoi se ajo kurrë nuk do ta quante "lesbike" një "fjalë të pistë", sepse "nuk është".”

E gjithë kjo filloi kur Yahoo! Life publikoi një intervistë me Siwa-n më 25 korrik që ngjalli kritika nga disa njerëz. Në intervistë, Siwa foli për identifikimin si LGBTQ+ pasi e pranoi publikisht në janar 2021 dhe bëri komente rreth preferencës për të mos përdorur termin "lesbike".

 "Nuk më pëlqen vetë fjala”, tha ajo. Pak a shumë si fjala “moist” (lagështi). Uff.”

Fatkeqësisht, ai citat u keqinterpretua dhe njerëzit menduan se ajo po cilësonte si negativ termin lebsike dhe jo thjesht mënyrën si tingëllonte fjala. Qartë!

Burimi: Elite Daily