Ndërprerja e menstruacioneve, gjinjtë e ndjeshëm, të qenit të lodhura, të përziera ose të vjella etj., janë shenja të zakonshme të shtatzëninë. Megjithatë, ekzistojnë edhe simptoma të tjera të hershme, për të cilat nuk flitet shumë.
Sekrecionet: Shumica e grave kanë sekrecione të bardha ose të verdha në tremujorin e parë dhe gjatë gjithë shtatzënisë. Rritja e hormoneve dhe qarkullimi i gjakut shkaktojnë sekrecionet.
Temperatura e trupit: Kur zgjoheni për herë të parë në mëngjes pas ovulacionit, temperatura e trupit është më e lartë. Qëndron kështu derisa t’ju vijnë periodat. Por nëse kjo temperaturë, e njohur si temperatura bazale e trupit, qëndron kështu për më shumë se dy javë, mund të jeni shtatzënë.
Dhimbje koke dhe doni të urinoni gjatë gjithë kohës: Ndryshimet hormonale dhe vëllimi i gjakut gjatë shtatzënisë mund të shkaktojnë probleme si dhimbje koke ose urinim të shpeshtë.
Ndjesi sikur dhoma rrotullohet: Shtatzënia bën që presioni i gjakut të ulet dhe enët e gjakut të zgjerohen.
Sistemi tretës: Mund të ndiheni të fryrë, sikur keni gazra ose keni kapsllëk.
Perioda: Po, e lexuat mirë. Rreth 25 deri në 40% e grave shtatzëna do të kenë gjakderdhje të lehta ose do të vërejnë njolla në fillim të shtatzënisë. Gjakderdhja e lehtë mund të ndodhë kur veza e fekonduar ngjitet në mukozën e mitrës. Gjakderdhja gjithashtu mund të shkaktohet nga acarimi i qafës së mitrës, probleme me shtatzëninë ose rrezik i abortit.
Grip ose ftohje: Shtatzënia ul imunitetin që do të thotë që jeni më të prirur ndaj kollës, ftohjes dhe gripit.
Urth: Hormonet ndryshojnë gjithçka gjatë shtatzënisë. Kjo përfshin valvulën midis stomakut dhe ezofagut. Acidi i stomakut mund të rrjedhë në ezofag, duke shkaktuar urth.
Emocione: Keni emocione të forta. Dëshira seksuale është e madhe, pastaj zhduket, pastaj rindizet sërish. Gjithashtu mund të përjetoni ndryshime të humorit.
Shije si metal: Rritja e estrogjenit dhe progesteronit gjatë shtatzënisë mund të çojë në ndryshime të shijes për shumë gra shtatzëna. Një gjendje e njohur si dysegusia bën që disa gra të ndiejnë shije metali kur konsumojnë ushqim.
- Si ndryshon gjoksi pas shtatzënisë – dhe a kthehet si më parë?
- 'Nuri i shtatzënisë' nuk është një mit shqiptar, por fakt shkencor!
- Tatuazhet dhe shtatzënia: A mund ta bëni një të tillë?
- Shihni ëndrra për shtatzëninë? Ja çfarë mund të nënkuptojnë
- Lindi fëmijën, pa e ditur që ishte shtatzënë: Ç’duhet të dini për shtatzëninë e fshehtë
Burimi: Women’s Health