Ne mund të jetonim të qetë edhe pa këtë informacion, megjithatë Elon Musk ka njoftuar botën se mesa duket nuk ka bërë seks prej shumë vitesh. CEO i Tesla dhe SpaceX mund të jetë njeriu më i pasur në botë, por padyshim që të kesh miliarda para nuk do të thotë gjithmonë se je i përmbushur në çdo fushë të jetës.
Pasi iu përgjigj akuzave se ai pati një marrëdhënie me Nicole Shanahan - gruan e bashkëthemeluesit të Google, Sergey Brin - duke i quajtur thashethemet “broçkulla”, për të mbështetur më tej mendimin e tij, Musk vendosi të japë detaje në Twitter në lidhje me jetën e tij seksuale - ose mungesën e saj.
Si për të provuar pafajësinë, ai vazhdoi duke iu përgjigjur postimit të një përdoruesi që shkruante se Elon” duhet ta mbajë penisin në pantallona”, duke i thënë: "As nuk kam bërë seks prej shumë vitesh.”
Haven’t even had sex in ages (sigh)
— Elon Musk (@elonmusk) July 25, 2022
Kur u pyet nga një përdorues nëse ai kishte bërë seks gjatë pushimeve, njeriu më i pasur në botë u përgjigj: “Jo”.
Një tjetët tha: "Dreqin, nuk do ta kishim marrë me mend ngaqë ke kaq shumë foshnja. A keni përdorur in vitro? Dhe mos u shqetësoni, jam i sigurt se mund të gjejmë dikë të gatshëm që të bëjë seks me ju nëse është e nevojshme."
Postimi i referohet zbulimit të fundit të zbuluar përmes dokumenteve gjyqësore se Musk ka dy binjakë me një drejtoreshë të kompanisë së tij Neuralink, duke e bërë atë baba të një totali prej 1o fëmijëve (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë kur ishte foshnjë).
Të tjerët janë të shqetësuar për mirëqenien e CEO-t të SpaceX. "Ju keni nevojë për seks dhe duhet ta vendosni seksin në axhendën tuaj të ngjeshur. Është një formë e shkëlqyer ushtrimi dhe trajtimi i ankthit, i shkëlqyeshëm për relaksimin e mendjes," tha një përdorues.
Një tjetër shtoi: "Unë mund të ndihmoj vetëm për praktikë. Është një stërvitje e mirë."
Një i tretë reflektoi: "Ti mund të jesh njeriu më i pasur në botë dhe të jesh shumë i vetmuar. Si shumë tregtarë/shitës me të cilët kam punuar 25 vitet e fundit. Njerëzit e kalojnë jetën duke krijuar 1,000 kontakte, por pak miq, teksa ndjekin suksesin. Mjaft e trishtueshme."
- Lidhje me gruan e bashkëthemeluesit të Google? Flet Elon Musk
- Skandali i radhës: Elon Musk pati një lidhje me gruan e bashkëthemeluesit të Google, mik i tij
- Beteja e parë ligjore: Twitter fiton ndaj Elon Musk
- Babai i Elon Musk, 76-vjeç thotë se ka dy fëmijë me vajzën e ish-gruas: 'Vajzat e mia u shokuan pak'
- Në fshehtësi të plotë, Elon Musk dhe drejtoresha e kompanisë së tij kanë sjellë në jetë binjakë!
- Vajza transgjinore e Elon Musk ndryshon emrin sepse nuk do të ketë asnjë lidhje me të atin