Çfarë po ndodh rreth nesh

Luana Vjollca: Këndoj për mamin!

22 Mars 2015

Luana Vjollca: Këndoj për mamin!

Luana Vjollca ka qënë e përzgjedhura e Anabel.al për të qënë në kopertinën e parë dixhitale dhe përpos setit fotografik shumë seksi, ajo rrëfeu ndër të tjera për karrierën, pasionin e madh për muzikën dhe 'recetat' e formave të hatashme dhe pamjes së saj.

Imazhi i motit në Top Channel, Luana Vjollca tregoi për herë të parë dhe ekskluzivisht për Anabel.al se eksperienca e saj te "Parashikimi i Motit" do të përfundojë shumë shpejt dhe se stafi është duke bërë përzgjedhjen e imazhit të ri që do të zëvëndësojë atë, pas 6-vitesh në drejtimin e përnatshëm të kushteve atmosferike.

Ndonëse prej pak javësh është rikthyer te "E Diell" në rubrikën "Pa Limit" një emision pa korniza, i cila i përshtatet më së miri asaj, ajo nuk do të jetë këtë vit në "Top Fest" për shkak të formulës së festivalit për ndryshim në format dhe prezantim çdo 3 vjet. Pavarësisht kësaj ajo ndjehet mirënjohëse për drejtuesit që i kanë besuar prezantimin e "Top Fest" për 4 vite, së bashku me Marinën.

Ka vendosur t'i përkushtohet pasionit të saj të madh-muzikës, ndonëse pak e dinë që Luana ka kënduar që fëmijë në "Festivalin e Fëmijëve", por për këtë ka zgjedhur të mos flasë sepse ajo muzikën e bën për veten e saj, familjen dhe të gjithë ata që e mbështesin. Sapo ka lançuar klipin e tretë "E Jemja", me të cilin është e kënaqur nga komentet pozitive, por është duke punuar fort për një tjetër synim: Të këndojë LIVE, për të përmbushur premtimin dhe ëndrrën e mamasë së saj.

Megjithë konkurrencën në tregun muzikor shqiptar, Luana pranoi se ajo është në vendin e vet. "Di të them vetëm që bota e artit është shume e madhe dhe ka vend për të gjithë ata që janë të talentuar dhe që punojnë fort!"- pohoi këngëtarja e "E Jemja".

Ajo mund të konsiderohet pa frikë si një ndër vajzat më bukuroshe dhe më në forme të ekranit e showbizit shqiptar. E konsideron veten me fat për metabolizmin që ka dhe që i mundëoson të konsumojë ushqimet që dëshiron, sidomos pastat e preferuara, dhe të ketë ende përmasa trupore perfekte (90-60-93) ndonëse pa frekuentuar asnjëherë palestrën.

Kur vjen puna te lëkura, kujdesi i 23-vjeçares është maksimal dhe kjo për shkak të grimit të përditshëm që i duhet të bëjë në ekran. Luana ka treguar se ka disa rituale që i ndjek me përpikmëri: Pastrimi i fytyrës çdo natë, një trajtim i thellësishëm 1-2herë në javë për të larguar çdo lloj papastërtie dhe sa më pak make up kur gjendet jashtë ekranit, në të përditshmen e saj, pa evituar kujdesin si imazh publik.

Ndonëse shprehet e kënaqur me pamjen e saj e si çdo njeri tjetër i gjen vetes shumë difekte, në këtë të pikë të jetës Luana është më e fokusur te puna dhe më e lumtur me virtytet që mbart. Ndër të tjera Luana deklaroi se ajo nuk i është nënshtruar asnjë ndërhyrjeje deri më tani. "Në momentin që unë do të bëjë një të tillë, do e them. Jo për gjë, por nuk do jetë vështirë për t’u kuptuar"- shtoi ajo.

E thërrasin 'Lule' dhe kjo jo pa shkak. Mund të thuhet me bindje se Luana Vjollca është një ndër personazhet e ekranit që merr më shumë buqeta me lule dhe jo vetëm ato që ne shohim në Instagramin e saj, prej më shumë se 185.000 ndjekësish. "Nuk më është kthyer në mani të postoj të gjitha lulet që marr sepse dua t'i tregoj botës që unë marr lule. Është thjesht shume ndjesi e bukur"- deklaroi 23-vjeçarja. Ajo i cilëson postimet e buqetave me lule në Instagram, si mënyrë e mirë falenderimi për ata që e bëjnë të lumtur me dhurata të tilla.

Intervistës së saj me Anabel.al nuk kishte si t'i mungonte edhe marrëdhënia me motrën më të madhe, prezantuesen e "Procesi Sportiv", Marina Vjollcën. Luana e cilëson të  motrën si një forcë të jashtëzakonshme, duke pohuar se ndonëse karakteret e tyre janë të ndryshme ato plotësojnë më së miri njëra-tjetrën. "Dua ta kem tërë jetën të pandarë, qoftë për një mendim, qoftë për një kritikë, qoftë për të qarë e për të qeshur bashkë"- tregon 23-vjeçarja.

Aktualisht Luana Vjollca bashkë-drejton me Alban Dudushin rubrikën "Pa Limit" në "E Diell" dhe i ka të qarta objektivat e saj për të ardhmen, për të cilat deklaroi se është duke punuar fort.

Klikoni këtu, për intervistën e plotë dhe shërbimin fotografik të Luana Vjollcës, për kopertinën dixhitale të Anabel.al. #showbiz