Çfarë nuk e dinit që ju duhej në ketë fund *përvëlues* korriku është bashkëpunimi që do të dëgjoni tani: Capital T, Anxhela Peristeri & Mandi Nishtullës janë thuajse gati për të na prezantuar me "Habibi".
Ishte Capital T ai që pak më parë, përmes një postimi në Instagramin e tij publikoi një foto screenshot nga biseda në WhatsApp ku Mandi përmes një audio-je teksa i kërkon grupit të dëgjojë kompozimin e ri të Irkenc Hykës.
Pasi e dëgjoi demo-n me gjithë pasion e entuziazëm tha plot siguri se këtë këngë "e grin".
Nga titulli i zgjedhur, ("Habibi"), nga mënyra unike e të prezantuarit dhe nga emrat e këngëtarëve duket sikur do na duhet të bëhemi gati për një "Të ka lali shpirt" të dytë.
Vetëm se urojmë që këtë here, Mandi t'i ketë ndarë me kujdes çështjet e kontratës që kur t'i zbehet entuziazmi i momentit, të mos e shohim tek "Shihemi në Gjyq" me Anxhelën dhe Capital T.