Beauty

Si të marrësh rreze në mënyrë perfekte dhe të sigurt?

Shkruar nga Anabel

27 Korrik 2022

Si të marrësh rreze në mënyrë perfekte dhe të
Credits: PA

Diell, plazh, aromë deti, qejf dhe lëkurë e bronztë. Ja, kjo është vera e përsosur.

Por mos të harrojmë që dielli është miku dhe armiku i lëkurës, ndaj nëse do të kesh ngjyrë çokollatë, por në të njëjtën kohë ta marrësh atë në mënyrë të sigurt, pa rrezikuar lëkurën dhe shëndetin, ndiq këto këshilla.

Thuaji "jo" solarit!

Rezultate të menjëhershme, por a ia vlen kur ekspozon lëkurën në rrezet ultravjollcë dhe e rrit me 75% rrezikun ndaj kancerit të lëkurës? Në vend të solarit, përdor një vetë-nxirës. Do të mrekullohesh nga rezultati.

Apliko SPF-në e duhur

Po flasim për atë që i përshtatet lëkurës tënde dhe të mbron maksimalisht nga dielli.

Qëndro edhe në hije

Kështu, do të mbrosh lëkurën nga djegia, që do të thotë: nxirje e shëndetshme dhe afatgjatë.

Mos e mikso SPF me vetë-nxirësin

Mund të të duket një ide gjeniale, por duhet të dish se përbërësit e vetë-nxirësit asimilojnë efektin e SPF-së.

Kontrollo orën

Nga ora 10:00-16:00 dielli është përvëlues, ndaj gjatë kësaj kohe merr syze, kapele dhe shumë SPF.

Artikuj të sugjeruar: