Metropolitan

Krejt papritur, Justin Baldoni heq dorë nga përfshirja e Taylor Swift në gjyqin me Blake Lively

Krejt papritur, Justin Baldoni heq dorë nga përfshirja e Taylor Swift

Pas javësh në qendër të vëmendjes, për shkak të lakimit të emrit të saj në përplasjen ligjore mes Blake Lively dhe Justin Baldoni, duket se Taylor Swift më në fund “mund të marrë frymë lirshëm”.

Në një lëvizje të papritur, aktori dhe regjisori i filmit “It Ends With Us”, Justin Baldoni, ka tërhequr zyrtarisht kërkesën ligjore ndaj këngëtares dhe avokatit të saj, J. Douglas Baldridge, për të dëshmuar në gjyq.

Më herët, regjisori kërkoi që këngëtarja të jepte informacion mbi marrëdhënien e mikeshës së saj, Blake Lively, me bashkëthemeluesin e “Wayfarer Studios” gjatë xhirimeve të filmit.

Burime pranë çështjes deklaruan se tërheqja erdhi pasi informacioni i kërkuar u sigurua në një mënyrë tjetër, pa pasur nevojë për përfshirjen e këngëtares në procedura gjyqësore.

Blake Lively përfshiu në padi kompaninë që realizoi filmin, “Wayfarer Studios”, me pretendimin se ka dështuar ta mbrojë ose të marrë masa ndaj sjelljes së Baldoni-t ndaj saj. Këtë të fundit ajo e akuzon për ngacmim seksual.

Qëndrimi i Taylor Swift

Krejt papritur, Justin Baldoni heq dorë nga përfshirja e Taylor Swift

Më herët, zëdhënësi i Taylor Swift dha një deklaratë pasi këngëtarja u thirr si dëshmitare në betejën ligjore midis Blake Lively dhe Justin Baldonit.

"Taylor Swift nuk ishte kurrë në sheshxhirimin e këtij filmi, nuk u përfshi në asnjë vendim për përzgjedhjen e aktorëve apo në vendime krijuese, nuk kompozoi muzikën e filmit, nuk pa asnjë premierë, nuk dha asnjë reagim dhe nuk e pa filmin "It Ends with Us" deri disa javë pas publikimit të tij. Ajo ka udhëtuar nëpër botë gjatë gjithë viteve 2023 dhe 2024 për turneun më të madh në histori", duke iu referuar turneut "ERA" të artistes.

Zëdhënësi shtoi se e gjitha kjo ishte një përpjekje për klikime dhe për të tërhequr vëmendjen e publikut.

"Lidhja e vetme e Taylor me këtë film ishte leja për të përdorur një këngë, "My Tears Ricochet". Duke pasur parasysh se përfshirja e saj ishte vetëm për licencimin e asaj kënge - siç kanë bërë 19 artistë të tjerë - kjo thirrje gjyqësore duket të jetë një përpjekje për të përdorur emrin e Taylor Swift për të tërhequr vëmendjen e publikut dhe klikime, në vend që të përqendrohet në faktet e çështjes."

Krejt papritur, Justin Baldoni heq dorë nga përfshirja e Taylor Swift

Çështja ligjore mes dy kolegëve, Blake dhe Baldoni, mbetet tepër e tensionuar dhe pa shenja që sinjalizojnë një marrëveshje mes tyre.

Gjyqi në gjykatën federale është caktuar në datën 9 mars 2026.

Më shumë rreth gjyqit dhe përfshirjes së Taylor Swift:

 

REELS

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Kate Middleton mbush sot 44 vjeç dhe, duke thyer traditën, në vend të portretit të zakonshëm që zakonisht postohet, Princesha e Uellsit ka publikuar një video. Episodi i katërt dhe i fundit i “Mother Nature”, një seri videosh të shkurtra që princesha ka ndarë gjatë vitit të kaluar, eksploron lidhjen mes ndryshimit të stinëve dhe shëndetit mendor. Në këtë video, Kate Middleton flet për bukurinë e shërimit dhe mrekullinë e të qenit gjallë 🤍 Kate Middleton njoftoi publikisht në mars të vitit 2024 se ishte diagnostikuar me kancer. Vetëm disa muaj më vonë, Princesha e Uellsit bëri të ditur se kishte përfunduar kimioterapinë. Në janar të vitit 2025, ajo tregoi se simptomat e sëmundjes ishin pakësuar.

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️