Celebrity

Lidhje me gruan e bashkëthemeluesit të Google? Flet Elon Musk

Shkruar nga Anabel

25 Korrik 2022

Lidhje me gruan e bashkëthemeluesit të Google? Flet Elon Musk

Elon Musk mohoi të ketë pasur një lidhje me Nicole Shanahan, gruan e bashkëthemeluesit të Google, Sergey Brin.

Reagimi i Musk erdhi pasi Wall Street Journal (WSJ) raportoi se miqësia e tij me Brin kishte përfunduar për shkak të lidhjes së supozuar. Musk iu referua raportit si “broçkulla”. Ai shtoi se aiështë ende mik me z. Brin dhe se ata ishin "në një festë së bashku mbrëmë!"

Duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje, Wall Street Journal tha se Musk ishte përfshirë në një lidhje të shkurtër në fund të vitit të kaluar me zonjën Shanahan. Sipas WSJ, kjo e shtyu zotin Brin të paraqiste kërkesë për divorc në fillim të këtij viti, duke i dhënë fund miqësisë së gjatë mes dy miliarderëve të teknologjisë.

Musk shkroi në Twitter: "Unë e kam parë Nicole vetëm dy herë në tre vjet, të dyja herët me shumë njerëz të tjerë përreth. Asgjë romantike".

Në kohën e lidhjes së supozuar në dhjetor, Brin dhe gruaja e tij ishin të ndarë, por ende jetonin së bashku, tha Wall Street Journal, duke cituar një person të afërt të zonjës Shanahan.

Në një postim të veçantë në Twitter, Musk tha se "WSJ ka bërë kaq shumë goditje mbi mua dhe Tesla-n sa kam humbur numërimin".