
E gjithë bota u çudit kur Dennis Yadiel Sanchez, nipi i artistit Ricky Martin e akuzoi atë për incest dhe dhunë seksuale. Por, mesa duket, ishte po nipi ai që ka kërkuar që çështja të mbyllet.
“Ashtu siç e kishim parashikuar, mbrojtja e përkoshme nuk ka vijuar. Pala akuzuese ka konfirmuar se vendimi për të mbyllur çështjen është vetëm i tij, nuk ka asnjë ndikim apo presion të jashtëm dhe akuzuesi konfirmon se është i kënaqur me përfaqësuesit ligjorë të çështjes. Kërkesa për të mbyllur çështjen erdhi nga akuzuesi”, - u shpreh në deklaratën e dhënë ekipi i Martin, duke shtuar edhe se nipi i artistit është një individ me probleme të rënda të shëndetit mendor, i cili ka bërë akuza të rreme. “Jemi shumë të lumtur që klienti ynë pa drejtësinë dhe tani mund të ecë përpara me jetën dhe karrierën e tij”.
Akuza e nipit të këngëtarit të hitit “La Vida Loca” rrezikoi seriozisht karrierën e artistit, si dhe nëse do të rezultonte e vërtetë, do i kushtonte atij plot 50 vite burg. Sipas pretendimeve të Sanchez, artisti 50-vjeçar dhe ai kishin pasur marrëdhënie seksuale për 7 muaj dhe ishin ndarë 2 muaj më parë. Sanchez pretendon se xhaxhai i tij e telefonoi me këmbëngulje dhe i shkoi në shtëpi.
Për këtë, Martin reagoi dhe i quajti akuzat “totalisht të rreme” dhe avokati i tij e mohoi kategorikisht një lidhje romantike apo seksuale të Martin me nipin e tij.
Këngëtari do të paraqitet edhe në një gjyq tjetër me ish-menaxheren e tij, e cila e ka paditur për disa komisione të papaguara dhe kërkon dëmshpërblim me një shifër prej 3 milionë dollarësh. Në padi thuhet se Martin ofron “një mjedis pune toksik”, gjithashtu ish-manaxherja e akuzon këngëtarin se e ka kërcënuar të mbyllë gojën dhe të heshtë rreth kësaj çështjeje.
Artikuj të sugjeruar: