Meghan Markle ia doli që të vishte pantallona të shkurtra në mënyrën më elegante të mundshme.
Meghan ishte në New York për një drekë me Gloria Steinem, aktivisten që u bë e njohur si udhëheqëse e lëvizjeve feministe amerikane në fund të viteve 1960 dhe fillim të viteve 1970. Dukesha e Sussex-it zgjodhi një palë pantallona të shkurtra që përshtateshin me temperaturat e larta të New York-ut këto ditë.
Zakonisht ne jemi mësuar që në verë të preferojmë pantallonat xhins, por kohët e fundit fashionistat po zgjedhin pantallonat disi më të gjata dhe më serioze.
Markle zgjodhi të kombinonte ngjyrat e rripit Lauren Ralph Lauren, çantës Cult Gaia dhe këpucëve kamosh nga Manolo Blahnik. Ajo i kombinoi pantallonat Christian Dior me një këmishë të bardhë.
