Lifestyle

Aplikacionet me mesazhe/pyetje anonime më shumë sesa argëtuese, janë të dëmshme, seriozisht shumë!

Aplikacionet me mesazhe/pyetje anonime më shumë sesa argëtuese,
Photo Credits: Audiomack

NGL (Not Gonna Lie) është më i fundit në një varg të gjatë aplikacionesh të mesazheve anonime. Ky aplikacion i lejon përdoruesit të marrin mesazhe anonime përmes një lidhjeje me link në biografinë ose Story-t e tyre në Instagram. Anonimiteti ofron disa mundësi për të thënë gjëra që s’do i thonit kurrë me emrin tuaj apo mendime që nuk do dëshironit t’i shprehni në publik. Gjithashtu mund ta përdorni për t’i thënë dikujt se e pëlqeni ose jo.

 Duke patur parasysh ngjarjet e viteve të fundit, nuk është për t’u habitur se si paska patur kaq shumë emocione “anonime”, që thjesht prisnin të shpërthenin.

Çfarë mund të shkojë keq?

Jemi në fazën më të mirë për NGL. Vëmendja inkurajon më shumë njerëz ta shkarkojnë aplikacionin dhe të eksperimentojnë. Eksperimentimi me aplikacione të reja është në rregull dhe madje mund të jetë argëtues. Mund të krijojë një hapësirë ​​për të shprehur të vërtetën tuaj. Por mund të jetë gjithashtu shqetësues dhe fyes.

NGL aktivizon cënueshmërinë tonë qenësishme ndaj opinioneve të të tjerëve. Ne të gjithë kërkojmë miratim social dhe lidhje/marrëdhënie/ ndërveprim (connections) me të tjerët. Është thelbësore për shëndetin tonë mendor dhe fizik. Por anonimiteti përjashton lidhjen reale. E vetmja fuqi që kanë mesazhet anonime është ajo që ju u jepni atyre. Anonimët mund t'ju bëjnë të ndiheni mirë me veten nëse i merrni për zemër. Megjithatë, nëse u jepni atyre autoritet – ata mund t’ju bëjnë të ndiheni edhe shumë keq!

Nëse i lejoni fjalët e të huajve të ndikojnë në mënyrën se si ndiheni për veten tuaj, çfarë ndodh kur ato fjalë janë të liga, kritike ose me një gjuhë urrejtjeje?

Njerëzit kanë një paragjykim të lindur negativ - një tendencë për t'u kushtuar më shumë vëmendje reagimeve negative sesa atyre pozitive.

Provat e neuroshkencës tregojnë se stimujt negativë krijojnë më shumë aktivitet të trurit që në moshën një vjeçare (Hibbing et al, 2014). Kështu, sjelljet dhe qëndrimet priren të ndikohen më shumë nga e keqja sesa nga e mira, qofshin këto lajme, përvoja ose mënyra se si i shihni njerëzit. Truri i ri është veçanërisht i prekshëm ndaj miratimit social dhe reagimet negative mund të ulin vetëvlerësimin e adoleshentëve dhe të rinjve.

Fyerjet anonime janë, fatkeqësisht, forma më e zakonshme e sulmit në mediat sociale me pasoja negative të dokumentuara.

Përtej potencialit për dëmtim psikologjik, këto lloj aplikacionesh promovojnë, qoftë edhe pa qëllim, një normë sjelljeje të papërgjegjshme.

Burimi: Psychology Today

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Anonymous messaging/asking apps are more than fun, they are harmful, seriously!

Aplikacionet me mesazhe/pyetje anonime më shumë sesa argëtuese,
Photo Credits: Audiomack

NGL (Not Gonna Lie) is the latest in a long line of anonymous messaging apps. This app allows users to receive anonymous messages via a link in their bio or Instagram Story. Anonymity offers several opportunities to say things you would never say under your own name or thoughts you would not want to express in public. You can also use it to tell someone you like them or not.

 Given the events of the last few years, it is not surprising that there were so many "anonymous" emotions just waiting to explode.

What could go wrong?

We are in the best phase for NGL. The attention encourages more people to download the app and experiment. Experimenting with new apps is okay and can even be fun. It can create a space to express your truth. But it can also be disturbing and offensive.

NGL activates our inherent vulnerability to the opinions of others. We all seek social approval and connections with others. It is essential for our mental and physical health. But anonymity precludes real connection. The only power anonymous messages have is what you give them. Anonymous can make you feel good about yourself if you take it to heart. However, if you give them authority – they can make you feel really bad too!

If you allow the words of strangers to affect how you feel about yourself, what happens when those words are mean, critical, or hateful?

Humans have an innate negativity bias—a tendency to pay more attention to negative feedback than to positive feedback.

Neuroscience evidence shows that negative stimuli create more brain activity as early as one year of age (Hibbing et al, 2014). Thus, behaviors and attitudes tend to be influenced more by the bad than the good, be it news, experiences, or the way you see people. The young brain is particularly vulnerable to social approval, and negative feedback can lower the self-esteem of adolescents and young adults.

Anonymous insults are, unfortunately, the most common form of attack on social media with documented negative consequences.

Beyond the potential for psychological harm, these types of apps promote, albeit unintentionally, a norm of irresponsible behavior.

Burimi: Psychology Today