Rregulli i “21 ditëshit” e rikthen ish-in tek ti! Po, e lexove mirë!
Sfida? Është pak e vështirë t’i bindesh këtij rregulli.
Me çfarë konsiston? Për 21 ditë, nuk do të kesh asnjë kontakt me ish-in. Vërtet asnjë!
Sipas ekspertit të lidhjeve, Michael Fulmer, ky rregull është i vështirë fillimisht, por ka fryte të ëmbla.
Fillimisht, kuptoje se nuk mund të kesh asnjë kontakt me ish-in, as telefonatë, takim rastësor apo me qëllim, mesazh të tipit: “Eja, merr bluzën te shtëpia ime”, as follow/ unfollow në Instagram. Më pas, kur ish-i të rikthehet, mos hap biseda dhe hatërmbetje të vjetra. Sqaro situatën dhe rinis nga e para.
Kur nuk duhet ta aplikosh?
1. Kur ke fëmijë (duhet të kontaktosh për hir të tyre)
2. Kur punoni bashkë
3. Kur jeni në të njëjtën shkollë
4. Kur ndani të njëjtën shtëpi
5. Kur duhet të jeni të dy në një event
Cilat janë përfitimet?
Skenaret janë 2 dhe ka më shumë gjasa të realizohet i pari:
1. Do të jesh në një pozitë të favorshme dhe ish-i do ta kuptojë ç’ka humbur.
2. Do të vijosh me jetën tënde.
Rregulli i “21 ditëshit” të ndihmon të kuptosh qartazi emocionet e tua dhe të kuptosh çfarë shkoi keq dhe si mund të rregullohet.
Do të të ndihmojë të marrësh një pauzë dhe të njohësh më mirë veten.
Nëse dëshiron ide se çfarë mund të bësh gjatë kësaj periudhe, ja ku i ke disa:
1. Dil me miqtë e tu
2. Lexo libra
3. Shih seriale
4. Përkujdesu për lëkurën
5. Shko në palestër
6. Bëj shopping
Artikuj të sugjeruar: