Celebrity

Gjithçka dimë deri tani për dasmën e Megan Fox me MGK

Shkruar nga Anabel

29 Qershor 2022

Gjithçka dimë deri tani për dasmën e Megan Fox me MGK
JAMIE MCCARTHY/ GETTY IMAGES

Planet për të celebruar dashurinë e tyre në një dasmë, nuk janë të largëta dhe këtë e pranojnë vetë Megan Fox dhe Machine Gun Kelly.

Nëse e ke harruar, çifti u fejua në janar dhe e ndanë me të gjithë këtë lajm përmes një videoje të ëmbël në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Megan Fox (@meganfox)

Si do të jetë?

Machine Gun Kelly foli për idenë e tij rreth dasmës, duke thënë: “Nuk dua të tregoj shumë. Do të jetë e çuditshme dhe totalisht jashtë kornizave”.

Kur do të ndodhë?

Një zog i vogël, i afërt me Megan Fox, i tha “E! News” se “çifti nuk po nxiton shumë për martesën, ama kanë nisur ta planifikojnë”. Datë specifike nuk dha, por me shumë mundësi, nëse çifti arrin të organizojë ceremoninë me detaje, mund të ndodhë vitin e ardhshëm.

Çfarë po presin?

Që universi t’u japë hapësirën e duhur. Megan tha se për momentin, Machine Gun Kelly është në tur dhe dasma do të ndodhë kur “të jetë e shkruar” dhe universi të krijojë hapësirën e duhur.

Do të jetë tipike goth?

Po, patjetër. Ç’mund të presim tjetër nga çifti?

Sipas burimeve, Megan dhe MGK po kërkojnë për një vend që përmbush kërkesat e tyre. “Ata duan një dasmë “të errët” dhe ekstravagante, pasi nuk janë njerëz tradicionalë. Megan ka menduar të veshë një fustan me ngjyrë, ose edhe të zi”.

Pete Davidson do të jetë shoqëruesi i dhëndrit! Sigurisht, miku më i mirë i MGK.

Gjithçka dimë deri tani për dasmën e Megan Fox me MGK
Getty/ Dimitrios Kambouris

A do të jenë prezentë fëmijët e tyre?

Megan ka 3 fëmijë me ish-bashkëshortin, Brian Austin Green dhe MGK ka një vajzë 12-vjeçare me ish-partneren, Emma Cannon dhe të gjithë do të jenë prezentë në këtë ditë speciale për çiftin.

Kaq kemi deri tani. Sapo të marrim vesh ndonjë të re, do të të njoftojmë patjetër!

 

Artikuj të sugjeruar: