Shqipëria

Maturantët në protestë: Kërkojnë përsëritjen e provimit!

Shkruar nga Anabel

25 Qershor 2022

Maturantët në protestë: Kërkojnë përsëritjen

Maturantët  dhanë dje (24 qershor) provimin e fundit që do të finalizonte njohuritë e 3 viteve të gjimnazit, por testimi i lëndës me zgjedhje duket se nuk ka shkuar siç e prisnin.

Sot, një pjesë e mirë e tyre kanë dalë për të protestuar para Ministrisë së Arsimit dhe kërkojnë ripërsëritjen e testit. Disa prej tyre, që si lëndë me zgjedhje kishin Biologjinë apo/dhe Fizikën janë shprehur se pyetjet e bëra ishin jashtë programit dhe pritshmërive. 

Sipas tyre, testi model nuk kishte lidhje me atë çfarë u ofrua në provimin e djeshëm. Më herët, u publikuan notat e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë dhe nga 29 731 maturantë pjesëmarrës në testim, vetëm 4 kanë arritur të marrin notën maksimale, 10.

Burimi: Abc News