Social Buzz

Është viti 2022 dhe gratë me thinja quhen 'të guximshme, ndërsa burrat me thinja, 'seksi'

Shkruar nga Anabel

25 Qershor 2022

Është viti 2022 dhe gratë me thinja quhen 'të
Photo Credits: Getty Images

Ashtu siç thekson në disa intervista, Sarah Jessica Parker nuk po stresohet për moshën dhe kalimin e viteve.

"Unë thjesht nuk e kuptoj pse duhet të shpenzoj kaq shumë kohë duke menduar për të," tha aktorja e "Sex and the City", 57 vjeç, për Allure së fundmi.

Verën e kaluar, dominonin titujt e revistave për "flokët gri" të SJP, dhe se sa "e guximshme" ishte ajo për këtë fakt.

"Kaluan muaj e muaj me biseda se sa e guximshme isha unë që nuk fshihja thinjat. Ju lutem, duartrokisni guximin e dikujt tjetër për diçka që është për t'u duartrokitur."

Ajo që i bën komentet edhe më të pavenda, është fakti se edhe në daljet e aktores me mikun e saj, Andy Cohen, gjithashtu i thinjur, askush nuk flet se sa "i guximshëm" është ai.

Është viti 2022 dhe gratë me thinja quhen 'të
Photo Credits: Getty Images

"Andy ka një kokë plot me flokë gri, por askush s'e përmendi atë, edhe pse ishte ulur pranë meje. Askush!"

Për më tepër, jo pak herë, burrat me thinja, konsiderohen "seksi". 

SJP mori reagime të ngjashme për "trimërinë" e saj edhe pas një episodi të "And Just Like That" në të cilin personazhi i saj, Carrie Bradshaw, viziton zyrën e një kirurgu plastik - por në përfundim, nuk dëshiron të bëjë asnjë ndryshim.

“Cili është qëllimi? Mua thjesht ... nuk më intereson mjaftueshëm. Kur dal nga dera e shtëpisë, dua të ndihem mirë – sipas standardeve të mia. Mendoj se thjesht nuk më intereson mjaftueshëm mendimi i të gjithëve.”

Nga komentet "fyese" dhe "sipërfaqësore" ajo shtoi:

"Ndjehem sikur këta njerëz e kanë të vështirë ta pranojnë realitetin. Të gjithë plaken dhe të gjithë do thinjeni një ditë."

Artikuj të rekomanduar: