Marredhenie

Njihu me 8 rregullat e ndarjes

Shkruar nga Anabel

24 Qershor 2022

Njihu me 8 rregullat e ndarjes

Ndarja është një proces jetësor, të cilin e kemi kaluar të gjithë. Si çdo gjë tjetër, edhe ndarja ka disa rregulla, të cilat, për të qenë sa më korrekt/ e me ndërgjegjjen tënde dhe me partnerin/ en, duhet t’i ndjekësh.

Rregulli 1: Mos i jep fund me një mesazh
Edhe kur e sheh/ dëgjon një situatë të tillë ndihesh keq, imagjino ta bësh.

Rregulli 2: Mos e surprizo personin tjetër
Mos zgjidh të ndahesh në një moment të lumtur, përvjetor, apo ditëlindje. Gjej ose krijo hapësirën e duhur për ta bërë si bisedë.

Rregulli 3: Mos i jep fund direkt pasi ke bërë seks
Jo, nuk është momenti perfekt, pasi e bën partnerin/ en të ndihet super keq.

Rregulli 4: Mos i jep fund kur partneri/ ja po kalon një krizë
Nëse e braktis kur i duhesh më së shumti, nuk do të jesh i/ e qetë me veten për një kohë të gjatë.

Rregulli 5: Mos i jep fund gjatë një zënke
Mund të pendohesh më vonë.

Rregulli 6: Mos i jep fund marrëdhënies përpara njerëzve të tjerë
Është një dramë që nuk kanë pse ta përjetojnë të tjerët, por një vendim që diskutohet privatisht.

Rregulli 7: Mos merr një “pushim” nga lidhja
Është një frazë që zgjon vetëm pasiguri dhe kaos.

Rregulli 8: Mos qëndro me dikë sepse ndihesh i/ e detyruar
Nëse nuk e do apo nuk ndihesh sikur je me personin e duhur, ndahu!

Artikuj të sugjeruar: