Komuniteti TikTok është në zi për humbjen e një ylli në rritje. Personaliteti i rrjeteve sociale, Cooper Noriega, ndërroi jetë më 9 qershor në moshën 19-vjeçare, sipas një dosjeje të siguruar nga E! News. Shkaku i vdekjes së tij ende nuk është zbuluar.
Sipas TMZ, që citoi burime të zbatimit të ligjit, një kalimtar telefonoi 911 pasi gjeti yllin e TikTok pa ndjenja në një parking jashtë Los Angeles-it. Mjekët e ndihmës mjekësore mbërritën në vendngjarje menjëherë pas kësaj, por nuk ishin në gjendje të risillnin në jetë Noriega-n.
Vetëm disa orë para vdekjes, Cooper shkroi në TikTok një mesazh të çuditshëm. Teksa qëndronte shtrirë në shtrat, ai shkroi: "Kush tjetër mendon se do të vdes i ri.”
Në fillim të kësaj jave, Cooper shprehu gjithashtu dëshirën për të folur për shëndetin mendor. Ai gjithashtu foli për luftën me varësinë që filloi kur ai ishte 9 vjeç. "Qëllimi im është që të hap një qendër rehabilitimi ku njerëzit nuk janë të traumatizuar në fund të shërimit të tyre dhe ku takimet me stafin janë me njerëz të besuar. Një nga gjërat e shumta që kam mësuar teksa luftoja me varësinë ishte se rrethimi me njerëz negativë vetëm sa do t'ju pengojë,” shkroi ai në Instagram më 6 qershor.