Kinema & TV

‘100 Vitrinat’ ndërpritet pa paralajmërim

15 Mars 2015

‘100 Vitrinat’ ndërpritet pa paralajmërim

Pas transmetimit për 14 vite, ul siparin telenovela e famshme italiane “100 Vitrinat”.  Ajo që është e çuditshme edhe sipas aktorit Roberto Alpi, është se çdo gjë ka ndodhur pa paralajmërim. Ai shpjegon se xhirimet për sezonin e 17 duhet të kishin nisur në Mars por asjë nuk është bërë dhe për këtë nuk është dhënë asnjë shpjegim. I pyetur nëse do të ketë ndonjë rikthim në të ardhmen, Alpi shprehet se e dyshon thellësisht një gjë të tillë.

Në fakt lajmin nuk e konfirmon as Mediaset. “Nëse fundi do të ishte i pashmangshëm, të paktën do të kishte qenë bukur të kishim përfunduar historitë e nisura tashmë, për respekt të atyre që nuk na kanë braktisur kurrë,” ka thënë Roberto Alpi. Mbyllja e paparalajmëruar e telenovelës më të gjatë në historinë e televizionit italian, lë papunë 300 persona nga stafi teknik e artistik.

 

Burimi: Corriere della sera