Bota

Dita 96 e luftës: Si është situata në Ukrainë

Shkruar nga Anabel

30 Maj 2022

Dita 96 e luftës: Si është situata në Ukrainë

· Zyrtarët në Ukrainën lindore thonë se bombardimet ruse ndaj Sievierodonetsk kanë qenë aq intensive sa nuk ka qenë e mundur të vlerësohen viktimat dhe dëmet. Besohet se luftimet po zhvillohen në rrugë dhe "e gjithë infrastruktura kritike" e qytetit është shkatërruar, sipas presidentit Volodymyr Zelensky.

· "Çlirimi" i rajonit të Donbasit është një "prioritet i pakushtëzuar" për Moskën, ndërsa territoret e tjera ukrainase duhet të vendosin vetë për të ardhmen e tyre, tha ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov, sipas një njoftimi nga ministria e jashtme e Rusisë.

· Bashkimi Europian nuk arriti të binte dakord për një embargo të naftës ruse gjatë bisedimeve të së dielës.

· Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, ngriti shqetësimet se uniteti i Bashkimit Europian për sanksionet e reja kundër Rusisë po “fillonte të shkërmoqet”. “Pas sulmit të Rusisë në Ukrainë, ne pamë se çfarë mund të ndodhë kur Europa qëndron e bashkuar.

· Rusia do të vazhdojë furnizimin me gaz për Serbinë, pas një telefonate mes presidentit rus dhe homologut të tij serb. Aleksandar Vuçiç tha se ai ra dakord për një kontratë trevjeçare për furnizimin me gaz.

· Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka mohuar spekulimet se presidenti Vladimir Putin është i sëmurë. Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga transmetuesi francez TF1, Agence France-Presse citon kryediplomatin rus të ketë thënë: "Unë nuk mendoj se njerëzit e arsyeshëm mund të shohin te ky person shenja të një lloj sëmundjeje.”