Të dielën, Megan Thee Stallion u paraqit në “Billboard Music Awards”, u vlerësua për artin e saj dhe deri këtu mëse okay. Ama, nuk e paramendoi se kudo ku do të shkonte, Cara Delevingne do të ishte një “pullë poste” dhe nuk do ta linte të qetë as kur fitoi, as kur pozoi, as kur bisedoi.
Interneti e vuri re, shpalosi kreativitetin në meme, krahasime, video dhe sigurisht, na bëri të qeshim shumë. Por, edhe Megan i shtoi “benzinë zjarrit” me veprimin e saj.
Në këtë foto kemi dy diva si Megan dhe Doja Cat. Ajo që nuk shohim është Cara Delevingne. Epo, ajo ishte aty (si në çdo foto tjetër), por duart e arta dhe të shkathëta të Megan e zhdukën me magjinë e photoshop.
wait pic.twitter.com/hZPeKeHgsE
— ale (@17POSITIONS) May 16, 2022
Kur thamë se Cara i sikletosi të gjithë, nuk po bënim shaka.