Pas martesës “sa për praktikë” në Las Vegas në fillim të prillit, Kourtney Kardashian dhe Travis Barker thanë “po, pranoj” të dielën.
Sipas burimeve, Kourtney dhe bateristi u martuan ligjërisht në Santa Barbara në praninë e disa miqve të ngushtë dhe anëtarëve të familjes. TMZ ishte i pari që raportoi lajmin, i cili u konfirmua edhe nga burime për People.

“Ata duhej të martoheshin ligjërisht së pari, përpara dasmës së madhe italiane, e cila do të ndodhë shumë shpejt,” tha një burim për People. “Të gjitha detajet janë vendosur dhe e gjithë familja, përfshirë të gjithë fëmijët, janë shumë të emocionuar”.

Kardashian, 43 vjeç dhe Barker, 46 vjeç, u fejuan në tetor 2021 në plazh në Montecito, Kaliforni. Ata ishin të lidhur për më pak se një vit para se rockeri t’i propozonte.
“Dasma” e tyre e parë, e cila nuk ka vlerë ligjore, ndodhi në Las Vegas pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve Grammy 2022.
Ata kanë shprehur dëshirën për të pasur një fëmijë. Kourtney ka tre fëmijë – djemtë Mason dhe Reign dhe vajzën Penelope me ish-partnerin Scott Disick. Travis ka dy fëmijë – djalin Landon dhe vajzën Alabama me ish-bashkëshorten, Shanna Moakler. Ai ka gjithashtu një marrëdhënie të ngushtë me Atiana-n, vajzën që Shanna ka nga një marrëdhënie e mëparshme.