Celebrity

Vazhdon tradita e martesave në moshë të re në familjen Beckham

Shkruar nga Anabel

24 Prill 2022

Vazhdon tradita e martesave në moshë të re në familjen

Martesat që në moshë të hershme duket se do të jenë një traditë në familjen e David dhe Victoria Beckham.

Pas dy vitesh lidhje, David dhe Victoria Beckham u martuan më 4 korrik të vitit 1999 në kështjellën Luttrellstown, Irlandë. Dasma tërhoqi vëmendjen e shumë mediave. Asokohe, Victoria ishte 25 vjeçe, ndërsa David 24.

Vazhdon tradita e martesave në moshë të re në familjen

Brooklyn, djali i madh i çiftit Beckham, vazhdoi traditën e familjes. Ai u martua me Nicola Peltz në Palm Beach, Florida. Ata konfirmuan lidhjen në janar të vitit 2020, ndërsa në korrik të po atij viti njoftuan se ishin fejuar. Brooklyn është 23 vjeç, ndërsa Nicola 27.

Vazhdon tradita e martesave në moshë të re në familjen

Tradita e martesave në moshë të re ka të ngjarë të vazhdojë edhe te djemtë e tjerë të çiftit. Sipas disa burimeve për mediat në Mbretërinë e Bashkuar, Romeo thuhet se dëshiron të ketë një familje me të dashurën e tij Mia Regan. Ai dhe Mia janë të dy 19 vjeç. Bazuar te raportimet, ai shumë shpejt po planifikon që t’i propozojë për martesë, siç duket, i frymëzuar nga historia e vëllait të madh, Brooklyn.

Vazhdon tradita e martesave në moshë të re në familjen

17-vjeçari Cruz ndoshta ka edhe pak vite kohë para se t’i bashkohet trendit të babait dhe vëllezërve. Ndoshta do të jetë Harper, vajza 11-vjeçare e David dhe Victoria-s, që do të thyejë traditën.

Vazhdon tradita e martesave në moshë të re në familjen
Harper dhe Cruz