Kinema & TV

Super sukses: ‘Dashuri dhe Turbulenca’, biletat sold out në javën e parë

Shkruar nga Anabel

11 Prill 2022

Super sukses: ‘Dashuri dhe Turbulenca’, biletat sold out në

Që pas premierës më 7 prill, “Dashuri dhe Turbulenca” po bën namin! Biletat që shiten në kohë rekord dhe ishin sold out në fundjavën e parë të premierës, mijëra ndjekës në faqen e filmit në Instagram dhe komentet e shumta që vlerësojnë komedinë janë disa nga treguesit e suksesit të filmit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dashuri dhe Turbulenca (@dashuri_dhe_turbulenca)

Një prodhim i Papadhimitri Production, “Dashuri dhe Turbulenca” ka në qendër jetën e Edit (Amos Muji Zaharia), një biznesmen i suksesshëm, që kujdeset shumë për veten dhe bën një jetë të mirë, por ka një dobësi: Gratë. Edi ka tre të fejuara, Kristinën, Elenin dhe Françeskën (Alesia Xhemalaj, Sara Kolami dhe Olimpia Smajlaj), që treja stjuardesa.

Super sukses: ‘Dashuri dhe Turbulenca’, biletat sold out në

Gjithë konflikti dhe humori ndërtohet në momentin kur shfaqet shoku i vjetër i Edit, Danieli (Gentian Zenelaj), që së bashku me asistenten e tij të sertë Fridën (Rudina Dembacaj) përfshihen në një situatë të komplikuar: Të treja të fejuarat ndodhen në qytet, njëkohësisht! A do të arrijë Edi t'i shpëtojë lëmshit që ka krijuar me duart e tij?

Super sukses: ‘Dashuri dhe Turbulenca’, biletat sold out në

“Dashuri dhe Turbulenca” mund ta shihni në Cineplexx në QTU dhe TEG si edhe në Kinema Millenium.