Përditësim: Kourtney Kardashian dhe Travis Barker nuk janë (ende) zyrtarisht burrë dhe grua! Do thoni ju, pse po flasim për dasmë?
"Një herë e një kohë, në një tokë shumë të largët (Las Vegas) në orën 2 të mëngjesit, pas një nate epike dhe pak tekila, një mbretëreshë dhe mbreti i saj i pashëm ikën në kishën e vetme të hapur me një Elvis [Presley] dhe u martuan (pa certifikatë martese),” shkroi Kourtney në Instagram për dasmën e saj në Las Vegas.
Pas paraqitjes së tyre në ndarjen e çmimeve Grammy 2022 në Las Vegas, Kardashian dhe Barker shkuan në një kishëz lokale për të marrë pjesë në një ceremoni martese, e cila nuk ka vlerë ligjore.
Pronari i One Love Wedding Chapel, Marty Frierson, tha për People se çifti dha "shumë" "puthje dhe përqafime" gjatë kohës së tyre atje. “Ata thjesht dukeshin krejtësisht të dashuruar”.
Ata kërkuan në mënyrë specifike një imitues të Elvis Presley-t, sipas Frierson, sepse ishte "shumë e rëndësishme" që dyshja të ndjenin të gjithë "përvojën e Vegasit".
Gjithë ceremonia ndodhi brenda 30 minutave. Ja disa foto të tjera: