Instagramming

Zaimina Vasjari, nënë për herë të dytë: Zbulon emrin e vogëlushit

Shkruar nga Anabel

21 Mars 2022

Zaimina Vasjari, nënë për herë të dytë: Zbulon

Zaimina, është bërë nënë për herë të dytë! Ajo dhe partneri i saj Klodi, janë bërë prindër të një djali, emrin e të cilit e zbuloi vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram. 

"Fytyra jote e ëmbël i shtoi dozën e lumturisë portretit tonë familjar. Sot të mbaj në duar ty drita ime që ashtu siç ke emrin, është edhe pesha jote në shpirtin tim. Kam Ar!"- shkruan ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ??????? ??s???? (@zaimina_vasjari)

Emri i vogëlushit, Kamar nënkupton pikërisht bashkimin që Zaimina përshkroi më lart Kam+ Ar.

Zaimina dhe partneri i saj prej shumë vitesh, janë prindër të një vajze, Khloe, e cila erdhi në jetë në janar të vitit 2018. Khloe ka edhe dy motra më të mëdha nga një marrëdhënie e mëparshme e Klodit.