
Kourtney Kardashian dhe Travis Barker jo vetëm që duan një bebe, por po sigurohen që bota të jetë në dijeni të dëshirës së tyre. Në trailerin e serialit të ri televiziv të familjes Kardashian, që do të shfaqet së shpejti në Hulu, Kourtney shfaqet bashkë me partnerin e saj ndërkohë që thotë "unë dhe Travis duam një fëmijë".
"Travis dhe unë duam një bebe. Do heqim mikrofonat që të mos jetë me audio."- dëgjohet të thotë ajo, ndërkohë që shumë gjëra të tjera ndodhin midis.
Kourtney Kardashian dhe Travis Barker u fejuan në tetor të 2021-shit dhe që prej asaj kohe janë shprehur publikisht për të patur një fëmijë bashkë.
"Pa asnjë dyshim që ata do të kenë një fëmijë bashkë, është thjesht çështje kohe. Do të ishte ideale që ajo të lindte vetë pasi Kourtney është fanse e lindjes natyrale. Ajo ka besim tek vetja dhe s'do të jetë problem pasi kujdeset shumë mirë për fizikun e saj. Gjithsesi, sido të jetë situata, çifti do të shohë për alternativa të tjera."
Çfarë do të thuhet tjetër në serialin e ri?
Kim flet hapur për Pete, marrëdhënien toksike me Kanye-n, që tani e ka kërcënuar duke i thënë se "karriera e saj ka marrë fund."
Burimi: Cosmopolitan