Celebrity

Si u shndërrua Cillian Murphy në Tommy Shelby? Epo, jo dhe aq lehtë

Shkruar nga Anabel

1 Mars 2022

Si u shndërrua Cillian Murphy në Tommy Shelby? Epo, jo dhe aq

Cillian Murphy mahniti sërish fansat ne sezonin e gjashtë dhe të fundit të “Peaky Blinders” [emoji që qan] në rolin e gangsterit më të famshëm të Birmingham-it, Tommy Shelby. Por të shndërrohej si Shelby nuk ishte një rrugëtim i lehtë.

Në një intervistë për Radio Times, aktori 45-vjeçar tha se ishte dashur që të ushtrohej fizikisht për ta transformuar veten në personazhin e Tommy-t, i cili vuan nga çrregullimi i stresit post-traumatik. Për këtë, aktorit iu desh të ndryshonte stilin e jetesës.

"Unë nuk jam një person shumë imponues fizikisht,” tha ai. “Kështu që duhet të haja shumë proteina dhe të ngrija shumë pesha e gjithë këto gjërat e tjera. Kështu që kjo kërkon kohë, gjë që unë e urrej.”

Aktori irlandez foli edhe për problemin me theksin dhe gjithë punën që bëri për të përvetësuar theksin e Bimringham-it. Ai kaloi kohë me krijuesin e serialit, Steven Knight, dhe miqtë e ti në një pijetore në Birmingham për të marrë theksin e tyre.

Murphy regjistroi gjithë bisedat që bënë dhe më pas shkoi në shtëpi dhe i dëgjonte me orë të tëra për të fiksuar më mirë theksin karakteristik.

“Peaky Blinders” nisi transmetimin në BBC 1. Për momentin, nuk ka një datë se kur mund të dalë seriali në Netflix.

Artikuj të rekomanduar në lidhje me "Peaky Blinders":