Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

27 Shkurt 2022

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Presidenti ukrainas thirrje qytetarëve të botës për t'ju bashkuar luftës kundër Rusisë

Kreu i Ukrainës, Zelensky i ka bërë thirrje "qytetarëve të botës" t'i bashkohen atyre në luftën kundër Rusisë. 

Gjatë një deklarate të bërë mbrëmjen e së shtunës, ai akuzoi ushtrinë ruse se ka vrarë civilë dhe nga ana tjetër lavdëroi popullin e tij për kurajon që kanë treguar në mbrojtje të vendit dhe vetes.

"Ukrainasit kanë treguar sa shumë kurajo kanë për ta mbrojtur atdheun e tyre dhe për të shpëtuar Europën nga ky sulm i egër rus. Kjo që po ndodh s'është pushtimi i Ukrainës, është fillimi i një luftë kundër Europës, kundër strukturave të saj, kundër demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Të gjithë qytetarët e botës, miq të Ukrainës, paqes dhe demokracisë, ejani dhe luftoni krah nesh kundër krimit rus."- u shpreh presidenti.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Forcat ruse mbërrijnë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

Luftimet në rrugë kanë nisur edhe në Kharkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës. Autoritetet atje i kanë bërë thirrje qytetarëve të mos shkojnë askund jashtë qytetit përveçse të fshihen në vende të sigurta, pasi trupat rusë janë kudo nëpër qytet.

“Mos u largoni nga vendet ku jeni strehuar! Forcat e Armatosura të Ukrainës janë duke eliminuar armikun. Civilët nuk duhet të dalin nëpër rrugë”.

Forcat ukrainase kanë arritur të pengojnë trupat ruse të hyjnë në qytet gjatë tre ditëve të fundit, por situata tani ka ndryshuar, pasi luftimet po zhvillohen në zemër të qyteteve.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Google ndalon reklamat e mediave shtetërore ruse

Russia Today (RT) dhe kanale të tjera nuk do të mund të marrin më para nga reklamat e YouTube apo Google. Një vendim i tillë i atribuohet "situatës së jashtëzakonshme" dhe përfaqësuesit e kompanive gjigande janë shprehur se nëse do të jetë e nevojshme do të marrin edhe masa të tjera. 

Mediat shtetërore – sidomos RT – fitojnë miliona dollarë në vit nga reklamat në YouTube dhe nga shërbime tjera të Google. Një lajm i tillë vjen pak pasi Facebook dhe Tëitter bllokoi gjithashtu reklamat që vijnë nga Rusia.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Ushtria ukrainase përgatit qytetarët për luftë

Kaosi i krijuar ka detyruar ushtrinë ukrainase të përgatise qytetarët për t'i berë rezistencë sulmit rus. Ata i kanë udhëzuar të përdorin çdo lloj mënyre dhe çdo mjet të mundshëm për të luftuar. 

Ushtria i ka udhëzuar të improvizojnë mjete mbrojtëse në rast sulmi edhe në kushte shtëpie. Si ta bëjnë këtë? Duke hequr tabelat rrugore, duke rrëzuar pemët për ta bërë të pamundur lëvizjen, duke përdorur pajisje shpërthyese të bëra në shtëpi dhe duke shkatërruar qendrat kryesore të transportit.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Burimi: BBC, CNN