News

Rusia pushton Ukrainën: 40 viktima, kaos dhe dhjetra të zhdukur

Rusia pushton Ukrainën: 40 viktima, kaos dhe dhjetra të zhdukur

Përditësim/Ora: 12:31 PM

Liderët perëndimorë i kanë bërë thirrje Rusisë të tërheqë trupat nga Ukraina. Deri më tani raportohet për të paktën 40 viktima (mes tyre dhe fëmijë) dhe dhjetra të tjerë të zhdukur. Qytetarët e tmerruar kanë nisur të largohen nga vendi, duke krijuar radhë të gjata trafiku dhe kaos nëpër rrugët e qyteteve. 

Rusia pushton Ukrainën: 40 viktima, kaos dhe dhjetra të zhdukur

Ata që nuk janë larguar, i janë drejtuar me nxitim bodrumeve, ndërsa stacionet e metrosë së Kievit gjithashtu raportohet se po kthehen në bunkerë të improvizuar. Nga raportimet e CNN, stacionet e metrove në Kiev janë plot me njerëz që kërkojnë t'i shpëtojnë sulmeve. Të pajisur me sasi të mjaftueshme ushqimesh, banorët kanë gjetur përkohësisht strehim nëpër stacione trenash dhe metrosh.

___

Forcat ruse kanë sulmuar disa zona të ndryshme përreth Ukrainës. Pushtimi nisi nga Donbasi dhe deri më tani raportohet për 7 të vrarë dhe 9 të tjerë të plagosur.

Presidenti Vladimir Putin paralajmëron vendet e tjera se çdo përpjekje për të ndërhyrë do të çonte në pasoja të rënda që s'janë parë ndonjëherë deri më tani.

Rusia pushton Ukrainën: 40 viktima, kaos dhe dhjetra të zhdukur

Sipas zyrtarëve ukrainas, vala fillestare e sulmeve përfshinte raketa, artelieri dhe sulme ajrore që goditën infrastrukturën ushtarake dhe pozicionet kufitare, duke përfshirë edhe bazat ajrore. Tre orë pas sulmit që nisi në orët e para të mëngjesit, Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se kishte "neutralizuar" bazat ajrore dhe mbrojtjen ajrore të Ukrainës.

Rusia pushton Ukrainën: 40 viktima, kaos dhe dhjetra të zhdukur

Çfarë po ndodh me qytetarët?

Pas shpalljes së gjendjes së luftës nga ana e presidentit ukrainas, Zelenskyi, qytetarët kanë nisur të largohen nga Kievi për t'i shpëtuar sulmeve ruse, ndonëse kreu i Ukrainës i bëri thirrje të qëndrojnë të qetë. Deri tani ka shpërthime në të paktën 7 qytete të ndryshme të Ukrainës.

Artikulli do të jetë në përditësim*

Artikuj të rekomanduar: 

Burimi: The Guardian

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Russia invades Ukraine: What is currently happening

Rusia pushton Ukrainën: 40 viktima, kaos dhe dhjetra të zhdukur

Russian forces have attacked several different areas around Ukraine. The invasion started from Donbas and so far 7 people have been killed and 9 others injured.

President Vladimir Putin warns other countries that any attempt to intervene would lead to serious consequences that have never been seen before.

According to Ukrainian officials, the initial wave of attacks included missiles, artillery and air strikes that hit military infrastructure and border positions, including air bases. Three hours after the attack, which began in the early hours of the morning, the Russian Defense Ministry claims to have "neutralized" Ukraine's air bases and air defenses.

Rusia pushton Ukrainën: 40 viktima, kaos dhe dhjetra të zhdukur

What is happening to the citizens?

Following the declaration of a state of war by Ukrainian President Zelenskyi, citizens began fleeing Kiev to escape Russian attacks, although the Ukrainian leader urged them to remain calm. So far there have been explosions in at least 7 different cities of Ukraine.

Recommended articles: 

Source: The Guardian