Celebrity

Naomi Campbell pozon me të bijën dhe flet për mëmësinë

Shkruar nga Anabel

15 Shkurt 2022

Naomi Campbell pozon me të bijën dhe flet për

Bebushja e supermodeles Naomi Campbell ka bërë debutimin e parë në një revistë.

51-vjeçarja pozon me vogëlushen për kopertinën e muajit mars për British Vogue. Naomi shihet duke mbajtur në krah vajzën, e cila erdhi në jetë në maj të vitit 2021.

Naomi Campbell pozon me të bijën dhe flet për

Campbell ka vendosur ta mbajë privat emrin e vajzës dhe nuk do të zbulojë asnjë detaj tjetër për lindjen e saj, përveçse të thotë: "Ajo nuk është e birësuar - ajo është fëmija im."

Fansat nuk ishin të vetmit që nuk dinin asgjë për faktin që Naomi do të bëhej nënë. “Mund të numëroj me gishtat e njërës dorë numrin e njerëzve që e dinin. Ajo është bekimi më i madh që mund të imagjinoja ndonjëherë. Është gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë,” tha ajo.

Modelja e ka të pamundur të mos flasë tani për bebushen. “Fle shumë, pothuajse nuk qan dhe më kanë thënë se është shumë vigjilente për moshën e saj. Ajo sapo ka filluar të përshëndesë, gjë që është shumë argëtuese. Qesh shumë,” tha Campbell.

Në maj të vitit 2017, Naomi u shpreh për revistën Evening Standard se ajo ka dashur të bëhet nënë, por ka preferuar të mos nxitojë. "Unë mendoj të kem fëmijë gjatë gjithë kohës", tha asokohe. "Por me mënyrën sesi është shkenca tani, mendoj se mund ta bëj kur të dua."