Kanye West vendosi së fundmi që nuk do të performojë në Coachella nëse Billie Eilish, e cila gjithashtu do të performojë, nuk kërkon falje për komentet e bëra gjatë koncertit të saj të fundit në fillim të shkurtit.
Billie Eilish ndaloi një koncert të turit botëror ”Happier Than Ever” sepse një fans/e nuk po ndihej mirë. Billie e pyeti nëse kishte nevojë për një pajisje që ndihmon për frymëmarrjen. ”Djema, jepini pak kohë. Mos u grumbulloni. Ne po kujdesemi për ta, duroni. Pres që njerëzit të jenë mirë derisa të vazhdoj,” tha Billie sipas NBC News.
Pavarësisht se nuk përmendi Travis Scott, Kanye West i konsideron fjalët e Billie-t fyerje të drejtpërdrejtë ndaj tragjedisë në festivalin Astroworld, ku 10 njerëz ndërruan jetë si pasojë e shtypjes së turmës.
”Billie, ne të duam,” shkroi Kanye me një screenshot ku shkruhet se Billie i ka bërë diss Travis Scott me komentet në koncert. ”Të lutem kërko falje për Travis dhe familjet e njerëzve që humbën jetën. Askush nuk donte që të ndodhte. Travis nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte kur ishte në skenë dhe ishte shumë i lënduar nga çfarë ndodhi,” thotë reperi.
Kanye West la të nënkuptuar se Travis do të performojë me të në Coachella, ndonëse emri i tij u anulua pas ngjarjes tragjike. "Dhe po. "Travis do të jetë me mua në Coachella, por tani kam nevojë që Billie të kërkojë falje përpara se të performoj."
Nga ana tjetër, Billie iu përgjigj në koment duke shkruar: ”Unë nuk thashë asgjë për Travis. Thjesht po ndihmoja një fans.”
Përveç Eilish dhe West, Coachella – që do të mbahet nga 15-17 prill dhe 22-24 prill – do të përfshijë performanca nga Harry Styles dhe Swedish House Mafia.