Celebrity Style

Për një arsye të thjeshtë, Kim ishte kundër veshjes së shumëpërfolur: Cili ishte kuptimi?

Shkruar nga Anabel

10 Shkurt 2022

Për një arsye të thjeshtë, Kim ishte kundër veshjes

Veshja e shumëpërfolur e Kim Kardashian në Met Gala 2021 pothuajse nuk u zgjodh sepse ajo ishte kundër për një arsye të thjeshtë.

Në një intervistë për Vogue për kopertinën e muajit mars, Kim foli ndër të tjera për veshjen më të komentuar në Met Gala 2021. “Isha kundër. Thoja ‘nuk e di si mund ta mbaj maskën’. Pse do doja të mbuloja fytyrën time?” tha ajo.

“Por Gemna [Gvasalia, drejtori artistik e Balenciaga-s] dhe ekipi më thanë që nuk ishte një festë e Vanity Fair ku të gjithë duken bukur. Ka një temë [mbrëmja gala] dhe ti duhet të mbash maskën. Kjo është veshja.”

Për një arsye të thjeshtë, Kim ishte kundër veshjes

“Në Amerikë: Një leksik i modës” ishte tema që mblodhi të famshmit në tapetin e kuq të Met Gala 2021. Gvasalia shpjegoi domethënien e veshjes së Kardashian në Met, duke vënë në dukje se maska ??ishte "konceptualisht, mjaft e rëndësishme".

"Njerëzit do ta kuptonin menjëherë që ishte Kim për shkak të siluetës të saj. Ata nuk do të kishin nevojë as ta shihnin fytyrën e saj. Unë mendoj që kjo është e gjithë fuqia e saj, që njerëzit nuk do të kishin nevojë t’i shihnin fytyrën për të ditur se është ajo.”

Për një arsye të thjeshtë, Kim ishte kundër veshjes
Gemna dhe Kim Kardashian

Kim u ndal edhe te moda dhe çfarë e pret tani, pas divorcit me Kanye West.

“Unë gjithmonë mendoj, ‘Çfarë do të vijë më pas?’ Sepse gjithmonë kam pasur Kanye-n, i cili e dinte saktësisht se cila do të ishte epoka e ardhshme për mua përsa i përket modës. Dhe është e frikshme të jesh vetëm në këtë pjesë, por është edhe diçka kaq çliruese.”

Kim shtoi se ndoshta mund të përqafojë një stil komod, rastësor, pa grim. “Kjo mund të jetë ajo çfarë më pëlqen të përfaqësoj në botë. Ndoshta nuk është aq serioze,” tha ajo.