Showbiz

Pas deklaratave dhe përplasjeve, më në fund, Dafina dhe Labinot Gashi bëjnë paqe!

Pas deklaratave dhe përplasjeve, më në fund, Dafina dhe Labinot

S’ishte në planet e mia të dhjetorit të këtij viti, por ja ku jemi, me një flamur të bardhë që është ngritur, për të sheshuar një ndër sherret më të përfolur; ai mes moderatorit Labinot Gashi dhe Dafinës.

Përmes një postimi në Instagram, Dafina e ka uruar Labinoti, për festën e tij të jubilarit të karrierës. Mesa duket, Duffy ishte e ftuar në festë dhe s’e kurseu një urim.

“Gëzuar 25 vjet punë e përkushtim! Le të vazhdojnë vitet me frymëzim dhe arritje të reja”, shoqëruar me një zemër të bardhë.

Pas deklaratave dhe përplasjeve, më në fund, Dafina dhe Labinot

Dafina dhe Labinoti, ndër vite kanë pasur një marrëdhënie të ndërlikuar. Ai e quajti këngëtaren “mosmirënjohëse” në një deklaratë për "RTV Dukagjini".

“Unë kam bërë shumë për të. Kam ngrënë bukë me të, i kam qëndruar pranë për vite, por një gjë e vogël i ka lënë përshtypje. E quajta “mosmirënjohëse”, për ditëlindjen që organizoi. Si është e mundur që një njeri që i ka qëndruar afër për dekada, të mos jetë pjesë e asaj dite, ndërsa ishin aty njerëz që s’kanë qenë kurrë afër saj? Njerëz që ishin në “Big Brother”, u shpreh ai asokohe.

Dafina reagoi më vonë, duke bërë një reflektim të gjatë, personal.

“Kam lënë pas çfarë që nuk më shërben më dhe kjo mjafton. Qëndroj e fortë në atë që jam,” shkroi Dafina në mesazhin e saj, duke theksuar se heshtja nuk është dobësi, por forcë. Në një tjetër pjesë ajo tha: “Ata do flasin. Lëri të flasin. Do vazhdoj të jem vetvetja - me dashuri, gjithmonë.”

 

REELS

Kujdes: MOS e shiko këtë video me barkun bosh. 🍔 @ferma.100 ky Lava burger s’ka të drejtë të duket kështu 😭

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.