Showbiz

E quajti mosmirënjohëse: Dafina Zeqiri reagon ndaj deklaratës së Labinot Gashit

E quajti mosmirënjohëse: Dafina Zeqiri reagon ndaj deklaratës

Pas deklaratës së radhës së moderatorit Labinot Gashi në "RTV Dukagjini", ku foli pa dorashka për prishjen e marrëdhënies me Dafina Zeqirin dhe e quajti atë “mosmirënjohëse” për faktin që nuk e kishte ftuar në ditëlindjen e saj, Dafina duket se ka zgjedhur të thotë versionin e saj. Jo përmes një interviste. As përmes një reagimi të drejtpërdrejtë. Por tërthorazi përmes një postimi në Instagram që nuk duket fare rastësor.

Dafina ndau me ndjekësit një mesazh që duket si një reflektim personal, por edhe një përgjigje jo të drejtpërdrejtë ndaj gjithë zhurmës së krijuar rreth emrit të saj. Ajo flet për rrugëtimin e saj, suksesin dhe sfidat që sjell fama – përfshirë edhe njerëzit që, sipas saj, përpiqen të “rishkruajnë të vërtetën tënde apo të vënë në dyshim zgjedhjet e tua.”

Nëse e lidhim me çfarë tha Labi - që për vite i ka qëndruar pranë Dafinës, por u ndje i lënduar sepse nuk u ftua në ditëlindjen e saj - postimi i Dafit mund të përkthehet si një dëshirë për të vendosur kufij dhe për të mbrojtur hapësirën personale, pavarësisht nga marrëdhëniet e së kaluarës.

“Kam lënë pas çfarë që nuk më shërben më dhe kjo mjafton. Qëndroj e fortë në atë që jam,” shkruan Dafina në mesazhin e saj, duke theksuar se heshtja nuk është dobësi, por forcë. Në një tjetër pjesë ajo thotë: “Ata do flasin. Lëri të flasin. Do vazhdoj të jem vetvetja - me dashuri, gjithmonë.”

Postimi i Dafinës, që ndonëse nuk përmend emra, tingëllon si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj situatës. Ajo e mbyll duke thënë: “Thuaj më pak, mbaje rrethin [e miqve] të ngushtë dhe mos lejo askënd të të bëjë të ndihesh e vogël.”

E quajti mosmirënjohëse: Dafina Zeqiri reagon ndaj deklaratës

REELS

Një shok si Vin Diesel 💞

🥺💞

Si do dalim këtë herë? #eurovision2026 @aliskallaci suksese 🥳

Nuk e lëshon për qamet 🤓

Artistja Elvana Gjata shenon nje tjeter sukses me koncertin e saj ne arenen me te madhe te mbyllur ne Itali per evente, Unipol ne Milano. Para nje salle te mbushur plot me rreth 16,000 vete, artistja riktheu show-n e saj Dekada, duke shtuar edhe kenge te vitit te fundit si “Sheqer” apo duetin “Moment” me Stanaj. E veshur nga Valdrin Sahiti, Gjata ndezi skenen me hitet e mbi 15-viteve karriere dhe gjate gjithe kohes u shoqerua nga publiku teper energjik i shqiptareve te ardhur jo vetem nga Italia, por edhe nga zona te tjera te Europes.

Burra, mblidhni mendjen 🤓

All rights reserved @fermavip.al @vizionplustv

Funksionon gjithmonë! 😎

😂😂😂

Give this man a beer 🍻 All rights reserved to: @rtvklan